fbpx
Marrëveshja e bashkëpunimit me GIZ

Marrëveshja e bashkëpunimit me GIZ

Më datë 29.01.2018,  Prof.Dr Fadil Millaku  i shoqëruar nga  Prof. Ass. Dr. Sabiha Shala, Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore  u takuan me Zotëri James Macbeth Forbes  Drejtor i Deutsche Geselschaft  für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmBH për Kosovë dhe Maqedoni, dhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që UHZ dhe GIZ të ofrojnë mbështetjen, bashkë-organizmin dhe zbatimin e përbashkët të veprimeve  për ngritjen e kapaciteteve me synim kryesor zhvillimin e mëtejmë të Qendrës për Zhvillim të Karrierës, si dhe sendërtimin e strukturave të reja për menaxhimin e informatave dhe këshillave të karrierës për trajtimin e nevojave të studentëve dhe të diplomuarve të ardhshëm që aspirojnë të kenë karrierë brenda dhe jashtë Kosovës. Po ashtu ofrohet mbështetje edhe për Rrjetin e alumnive, në fushat ku nuk ndërhyjnë ose nuk mbivendosen me ato të partnerëve të tjerë zhvillimorë të angazhuar tashmë.

[Best_Wordpress_Gallery id=”22″ gal_title=”memorandum”]

Translate »