fbpx
Ligjëratë nga Presidentja Atifete Jahjaga

Ligjëratë nga Presidentja Atifete Jahjaga

Fakultetin JuridikUniversitetit Haxhi Zeka në Pejë u mbajtë ligjëratë dhe bashkëbisedim me Znj. Atifete Jahjaga. Atifete Jahjaga është Presidenti i 4-të me radhë i Republikës së Kosovës, njëherit Presidetja e 1-rë femër, jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë ligjëratës, Presidentja Jahjaga, foli për rrugëtimin e saj si udhëheqëse e shtetit të Kosovës. Ajo tregoi për sfidat me të cilat u ballafaqua që nga koha kur e mori postin e presidentes. Në pjesën hyrëse ajo theksoi se Kosova tashmë ka arritur një shkallë të lartë të demokratizimit. Po ashtu, ka edhe një qëndrueshmëri më të lartë se sa në kohën kur ajo udhëhiqte shtetin. Pastaj vazhdoi me shpjegimin e situatës në të cilën ndodhej Kosova në kohën kur u zgjodh presidente.

Znj. Atifete Jahjaga përmendi sfidat gjatë udhëheqjes për shkak të gjykimeve për faktin se ishte femër. Por, përkundër kësaj ajo tregoi qëndrimin e saj të palëkundur për të mirën e përgjithshme. Qëllimi i saj gjatë presidencës ishte të vendoset një trashëgimi e mirëfilltë institucionale, jo vetëm sa ajo ishte në detyrë por edhe përtej detyrës së saj si udhëheqëse e shtetit të Kosovës.

Ndër të tjera, ajo theksoi se është e para në rolin e Presidentit e cila ka përfunduar mandatin e plotë kushtetues 5 vjeçar. Tri vendimet e para që ajo i ka marrë si Presidente e Republikës së Kosovës ishin:

  1. 50% e kabinetit të presidentit të jenë të gjinisë femërore,
  2. 60% e tyre të jenë të rinj dhe të reja nën moshën 30 vjeçare dhe
  3. Nuk do të ketë asnjë anëtarë këshillëdhënës që i takon partive politike.

Po ashtu, ajo foli edhe për Fondacionin Jahjaga dhe nismat që ajo udhëheq duke u bërë zëri i viktimave të dhunës seksuale në periudhën e luftës. Angazhimi i këtij fondacioni lidhet me mbështetjen e grave, rinisë dhe grupeve të marxhinalizuara.

Në pjesën e fundit, studentët patën mundësi t’i parashtojnë pyetje Znj. Jahjaga dhe të bashkëbisedojnë me të lidhur me çështjet që zgjonin interes tek ta. Fare në fund, presidetja Jahjaga iu drejtua studentëve me një këshillë që këta të fundit çdoherë të kenë besim në vetvete dhe asnjëherë të mos bëjnë kompromis me vlerat e tyre.

Studentët u shprehën mjaft të kënaqur me prezencën e presidentes, si dhe me diksutimin e zhvilluar.

Translate »