Në Fakultetin Juridik të Universitetit Haxhi Zeka, Hysni Shala, Shef i Njësisë për Hartimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, mbajti ligjëratë me temën “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit”. Kjo ligjëratë u realizua nga Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në koordinim me OSCE.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi sa më i gjerë për punën e policisë. Studentët u informuan rreth rëndësisë së rritjes së bashkëpunimit të policisë me qytetarët, konkretisht studentët. Po ashtu edhe për luftimin e krimit dhe për statistikat lidhur me korrupsionin në Kosovë në vitet e fundit.
Gjithashtu, u diskutua lidhur me mënyrën se si hetohen rastet nga Policia. Pra, me mënyrën si realizohet komunikimi i Policisë me agjenci tjera të sigurisë, me Prokurorinë dhe Gjykatën. Vlen të cekët që korrupsioni është në rënie në raport me vitët e kaluara bazuar në raportin e Policisë së Kosovës.