fbpx
Konkurs për angazhimin e studentëve në punë praktike në administratën e UHZ-së

Konkurs për angazhimin e studentëve në punë praktike në administratën e UHZ-së

Në bazë të Rregullores nr. 3182/2018 për angazhimin e studentëve në punë praktike në administratën e Universitetit “Haxhi Zeka”, nenit 38 dhe 41 të Statutit Nr. 04-V-622 të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe vendimit të Këshillit Drejtues nr.171 dt. 29.01.2024, zyra e U.d. Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit “Haxhi Zeka në Pejë, me dt. 29.01.2024, shpall:

KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA” NË PEJË

Numri i pozitave: Dhjetë (10) 
Kohëzgjatja e punës praktike: 6 muaj

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:

  1. CV dhe letër motivuese;
  2. Çertifikatën e lindjes;
  3. Çertifikatën e notave;
  4. Vërtetimin e statusit të studentit (jo më të vjetër se një muaj);
  5. Kopjen ose çertifikatën e diplomës baçelor ose master të noterizuar
    ( kandidatët që janë të diplomuar).
    Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive të nevojshme sipas konkursit, duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail: apliko.online@unhz.eu
Translate »