fbpx
Konferenca e Parë e Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini (FER-D)

Konferenca e Parë e Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini (FER-D)

Më 14 dhe 15 Shtator 2023 Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, me përkrahjen e HERAS+, organizoi Konferencën e Parë të Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini (FER-D): Forum Diskutimi për Arsimin e Lartë dhe Zhvillimin Ekonomik Rajonal në Kosovë. Bashkëpunëtorë të këtij forumi janë Komuna e Pejës, Deçanit, Istogut, Klinës, Junikut dhe Malishevës.

Rektori i UHZ-së, Prof.dr. Armand Krasniqi, hapi konferencën duke përshëndetur të pranishmit dhe duke prezentuar iniciativën për FER-D. Fjala e Rektorit Krasniqi u pasua nga ministra, zëvendësministra, përfaqësues të projektit HERAS+, si dhe kryetarë, nënkryetarë dhe përfaqësues të Komunave.

Dita e parë e FER-D

Dita e parë e konferencës u organizua në Hotel Dukagjini në Pejë ku pati një numër të madh të pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit vinin nga institucione të nivelit qendror dhe lokal, ambasada, Institucione të Arsimit të Lartë dhe biznese.

Kjo ditë u nda në dy sesione ku morën pjesë folës kryesor dhe panelistë. Folësit dhe panelistët e sesionit të parë ishin:

Temat që u diksutuan kishin të bënin me kornizën strategjike për zhvillim ekonomik në Kosovë dhe rolin e Institucioneve të Arsimit të Lartë, si dhe me zhvillimin ekonomik lokal duke marrë përvojat nga vendet tjera.

Ndërsa, folës dhe panelistë të sesionit të dytë me temë: Bashkëpunimi i Universitetit me Qeverisjen Lokale dhe me Bizneset: Sfidat dhe Mundësitë, ishin:

Bazuar në punimet e ditës së parë mund te thuhet se prania dhe kontributi i institucioneve qeveritare, qeverisjes komunale dhe bizneseve, janë sinjal premtues për zhvillime të mëtejme në:

  • Përfshirjen më të madhe të Universiteteve për potencialin për ekspertizë në planifikim dhe pjesëmarrje në aktivitete zhvillimore në nivel lokal dhe rajonal, si dhe
  • Adresimin më adekuat të nevojave të komunitetit nga ana e Universitetit për trajnime dhe specializime.

Konkluzionet dhe rekomandimet nga punimet e ditës së parë

Diskutimet e realizuara çojnë në disa konkluzione dhe rekomandime me theks në:

  • Vëmendje të shtuar në hartimin e kurrikulave duke marrë në konsideratë trendet ndërkombëtare,
  • Adresimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, prioriteteve kombëtare dhe atyre lokale,
  • Harmonizimin e kurrikulave universitare me ato të arsimit profesional,
  • Zhvillimin e modeleve të përshtatshme të bashkëpunimit me institucione dhe biznese,
  • Krijimin e kompanive start-up dhe spin off, gjegjësisht organizimin adekuat të Universiteteve për të adresuar çështjet e ngritura,
  • Adresimin e çështjeve të pronësisë intelektuale, ngritjen e qendrave apo zyrave të transferit të teknologjisë,
  • Pjesëmarrjen e Universiteteve në hartimin e strategjive në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe
  • në projekte të përbashkëta zhvillimore,
  • Angazhimin e shtuar për rrjetëzimin e bashkëpunimit dhe thithjen te fondeve me fokus në ato të
  • BE-së,
  • Kërkimin shkencor të drejtuar, gjegjësisht inkurajimin e inovacionit,
  • Interaksionin direkt me bizneset për të konstatuar nevojën për trajnime, specializime etj., dhe
  • për të adresuar boshllëkun në mes të ofertës në dispozicion dhe kërkesës së tregut të punës,
  • Shfrytëzimin e mundësive që ofron digjitalizimi – promovimin e turizmit përmes personaliteteve nga lokaliteti ynë etj.

Dita e dytë e FER-D

Dita e dytë e konferencës së FER-D u organizua në Komunën e Deçanit dhe të Junikut. Pikat e diskutimit me përfaqësuesit e Komunave ishin:

  • Përfshirja e Universiteve në planifikimin lokal dhe në dizajnimin e politikave dhe programeve për të forcuar dhe motivuar institucionet për të maksimizuar kontributin e tyre,
  • Pjesëmarrja e IAL në aktivitete zhvillimore në nivel lokal,
  • Shfrytëzimin e pranisë së Universiteti në Komunë kur është fjala për potencialin për ekspertizë në planifikim, por edhe për implementim, si dhe
  • Këndvështrimet e Komunës për bashkëpunim në të ardhmen: Sfidat dhe mundësitë.

Në pjesën e parë të ditës, menaxhmenti i UHZ-së dhe përfaqësues të tjerë u pritën nga Kryetari i Komunës së Deçanit, Z. Bashkim Ramosaj, dhe ekipi i tij. Kryetari Ramosaj bëri prezentimin e punës dhe arritjeve të Komunës duke treguar detajisht angazhimin dhe qasjen e tyre për zhvillim. Pastaj të gjithë të pranishmit u përfshinë në diskutim lidhur me bashkëpunimin Universitet – Komunë dhe me punën që pritet të realizohet përmes FER-D.

Ndërsa, pjesa e dytë e ditës u organizua në Komunën e Junikut. Përfaqësuesit e UHZ-së u pritën nga Kryetari i Komunës së Junikut, Z. Ruzhdi Shehu, dhe ekipi i Komunës që ai udhëheq. Diskutimi u fokusua në punën e Komunës dhe potencialet për zhvillim. Po ashtu, në gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe frytëdhënës mes Komunës dhe Universitetit.

FER-D si fillim i një tradite të suksesshme për UHZ

Përgjithësisht, punimet dy ditore të konferencës vlerësohen si të suksesshme dhe janë vetëm fillimi i kësaj ngjarje me rëndësi që do të shndërrohet në një traditë të vazhdueshme. UHZ dhe FER-D do të mundohen të nxjerrin më të mirën nga këto punime dhe diskutime. Idetë dhe iniciativat që do të jenë një vazhdimësi e kësaj ngjarjeje. Të gjitha këto do të gjejnë vend në planifikimet e ardhshme të UHZ-së. Synimi kryesor është që UHZ të jetë në vijën e parë për interaksion direkt me bizneset dhe me shoqërinë me qëllim të promovimit të rritjes ekonomike dhe zhvillimit shoqëror, domethënë arritjes së Misionit të Tretë të Universitetit.

Translate »