fbpx
KONCERT PËR NDER TË FESTËS SË FLAMURIT

Për nder të festës së 28 Nëntorit, në Pejë u mbajt mbrëmje korale, ku pjesëmarrës ishte kori i  Fakultetit të Arteve, të Universitetit “Haxhi Zeka” nën udhëheqjen e Prof.Hysen Nimani, kori “ACAPELLA” nga Tetova nën udhëheqjen e Arifikmet Xhemailit, si dhe kori “MENADA”, po ashtu nga Tetova i udhëhequr nga Ivica Zoriç.

Kjo mbrëmje u mbajt në teatrin e qytetit “Istref Begolli”, ku të pranishëm ishin shumë artdashës të cilët e vlerësuan lartë organizimin e kësaj mbrëmje, ku u cilësua si mbrëmje mjaft e qëlluar.

Universiteti “Haxhi Zeka”, në këtë rast Fakulteti i Arteve po tregon mjaft cilësi dhe suksese kudo që po paraqiten.

Ky koncert u organizua në bashkëpunim me komunën e Pejës, përkatësisht Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, në krye me drejtorin Engelbert Zefaj.

[Best_Wordpress_Gallery id=”130″ gal_title=”Koncert 28 Nëntor”]

Translate »