fbpx
Komandanti i KFOR-it italian vizitoi UHZ-në

Komandanti i KFOR-it italian vizitoi UHZ-në

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë u vizitua nga komandanti i ri i KFOR-it italian Daniele Pisani. Komandantin me bashkëpunëtorë e priti Rektori i UHZ-së Prof.Dr. Fadil Millaku si dhe Prorektori për Buxhet dhe Financa Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj.


Në takim, Rektori e njoftoi komandantin më shumë rreth universitetit, temave që atij i interesonin më shumë, si numrin e studentëve, interesimin e tyre rreth programeve të studimit, etj. Komandanti po ashtu u njoftua që në UHZ ligjërohet në dy gjuhë, atë shqipe dhe boshnjake, gjë e cila u jep mundësi edhe komuniteteve jo-shumicë që të studiojnë në gjuhën e tyre.


Rektori u shpreh mirënjohës për kontributin e KFOR-it të dhënë për Kosovën. Po ashtu komandanti u shpreh i kënaqur me arritjet e Kosovës që nga paslufta e deri më sot, dhe tha se studentët janë e ardhmja e cila i duhet një shteti për të ecur përpara.
Takimi kishte karakter njohës mes dy palësh.

[Best_Wordpress_Gallery id=”163″ gal_title=”10 kfor shtator”]
Translate »