fbpx
<strong>Këshilli Drejtues i UHZ-së miraton Plani Strategjik i UHZ-së 2023 – 2026</strong>

Këshilli Drejtues i UHZ-së miraton Plani Strategjik i UHZ-së 2023 – 2026

Këshilli Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka” në mbledhjen e mbajtur më 11.01.2023 miratoi Planin Strategjik të universitet 2023-2026. 

Ky plan strategjik është zhvilluar si produkt i takimeve, këshillimeve dhe përfshirjes aktive të të gjithë personelit të UHZ-së, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, të diplomuarve (alumni) dhe studentëve aktualë. Suksesi i tij është rezultat i përfshirjes së palëve të interesit në zbatim të tij. Kjo përfshirje ka zënë fill qysh në krye të këtij dokumenti. Përfshirja aktive e menaxhmentit, administratës,  mësimdhënësve, studentëve, të diplomuarve dhe parterëve në punëtori për zhvillimin e planit ishte vendimtare për përcaktimin e saktë të rrugëtimit strategjik të UHZ-së në të ardhmen. Plani, në versionin e tanishëm, është edhe rezultat i punës së tyre. Propozimet e tyre janë pjesë përmbajtjesore e tij. Inputet e strukturuara dhe të ndara me palët e treta mundësuan ndërlidhje dhe krahasim të prioriteteve dhe rezultateve, duke mundësuar kështu validitet dhe besueshmëri për çdo pjesë të këtij plani.

Ky dokument tregon strategjinë e përgjithshme të universitetit “Haxhi Zeka”, në formulimin e së cilës janë përfshirë specifikat e fakulteteve dhe të njësive të tjera organizative, pjesë e universitetit. Mbështetur në këtë dokument, universiteti do të përgatisë plane vjetore, në të cilat do të specifikohen qartë aktivitetet, qoftë në aspektin e përmbajtjes, bartësve, buxhetit dhe kohës, të cilat duhet të zbatohen për të arritur qëllimet strategjike afatgjata të universitetit dhe afirmimin e mëtejmë të universitetit tonë.

Përfundimisht, qëllimi për ta transformuar universitetin në një universitet të profilizuar dhe ndërmarrës synon një strukturë të integruar, por të decentralizuar, e aftë për t’iu përgjigjur në mënyrë të justifikuar ekonomikisht, të gjitha sfidave të të bërit biznes në kohët moderne, zhvillimit të shkencës dhe transferimit të njohurive, duke krijuar kushte për studime multidisiplinare,ndërdisiplinore dhe kërkimore.

UHZ falenderon të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në hartimin e Planit Strategjik 2023 – 2026.

Translate »