fbpx
Ka filluar edicioni i tretë të Universitetin Veror “UNISUM”

Ka filluar edicioni i tretë të Universitetin Veror “UNISUM”

Universiteti “Haxhi Zeka”, për të tretin vit radhazi, ka kënaqësinë të njoftojë se pas një pune të suksesshme përgatitore sot solemnisht filluan ligjëratat në kuadër të projektit Universiteti Veror “UNISUM”. Ky event është një ndër ngjarjet më të rëndësishme akademik të universitetit tonë, duke vazhduar traditën e krijimit të një platforme të pasur dhe inspiruese për studentët dhe akademikët në sferën e ndërkombëtarizimit.

UNISUM ofron mundësi të jashtëzakonshme për shkëmbim të njohurive dhe eksperiencave ndërmjet pjesëmarrësve nga fusha të ndryshme të studimeve. Gjatë këtyre viteve, ky universitet veror është shndërruar në një ngjarje të veçantë që mbledh studentë, profesorë dhe profesionistë nga brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive të tyre akademike dhe profesionale.

Këtë vit, programi i UNISUM përfshin një gamë të gjerë ligjëratash, seminarësh dhe punëtorish, të cilat mbulojnë tema të ndryshme nga shkencat biznesore, teknologjike, agrobiznesore, artistike  dhe të tjera. Pjesëmarrësit kanë mundësinë të angazhohen në diskutime të frytshme dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sociale.

Prorektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, për marrëdhënie ndërkombëtare dhe sigurim të cilësisë Prof. Dr. Edmond Beqiri, theksoi rëndësinë e këtij eventi në zhvillimin e arsimit të lartë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar: “UNISUM është një platformë e shkëlqyer që u mundëson studentëve tanë dhe kolegëve nga e gjithë bota të ndajnë njohuri dhe të krijojnë lidhje të reja akademike. Ky universitet veror, me pjesëmarrës profesor e studentë nga Polonia, Turqia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, etj,  janë dëshmi e përkushtimit tonë për arsim cilësor dhe inovacion.”

Universiteti “Haxhi Zeka” do të vazhdojë të punojë për përmirësimin dhe zgjerimin e këtij eventi, duke siguruar që UNISUM të mbetet një pikë referimi në kalendarin akademik dhe një mundësi e artë për të gjithë pjesëmarrësit.

Translate »