fbpx
Ftesë për Panairin e Katërt të Karrierës

Ftohen të gjithë studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” që të marrin pjesë në  Panairin e Katërt të Karrierës, që  do të mbahet më 11 Maj 2018, në hapësirat e Fakultetit Juridik, prej orës 10:00 deri në 16:00.

Stafi i Universitetit “Haxhi Zeka” organizon çdo vit Panairin e Karrierës, i cili tashmë është shndërruar në një traditë të suksesshme, duke vendosur komunikim në mes  të studentëve dhe punëdhënësit të tyre potencial.

 

Panairi i karrierës përfaqëson një mundësi të shkëlqyer ndërveprimi midis universitetit, institucioneve publike, sipërmarrjeve, si dhe organizatave të profileve të ndryshme në të gjithë vendin.

Translate »