fbpx
Filluan punimet në hartimin e strategjisë së sigurimit të cilësisë në UHZ

Filluan punimet në hartimin e strategjisë së sigurimit të cilësisë në UHZ

Filluan punimet në hartimin e strategjisë së sigurimit të cilësisë në UHZ

Sot, filloj punën punëtoria e tretë e projektit të TEMPUS-it “Mbështetja Strategjike për krijimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme për sigurimin e cilësisë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shërbimet për përkrahjen e studentëve në Universitetin “Haxhi Zeka”. Në këtë punëtori tre ditore do të punohet në hartim të strategjisë dhe rregulloreve për sigurimin e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Menaxhmenti i UHZ-së njoftojë të pranishmit lidhur me hapat të cilët po ndërmerren në këtë drejtim siç është krijimi i Bordit Industrial, i cili do të paraqesë kërkesat e tregut të punës dhe në përputhshmëri me këto kërkesa UHZ do të rishqyrtojë programet e studimit në të ardhmen.
Rektori në një fjalë rasti përshëndeti dhe falënderojë të pranishmit për kontributin e tyre në hartimin e kësaj strategjie për UHZ-në.
Në kuadër të projektit po japin mbështetje profesionale dhe akademike përfaqësues të universiteteve të ndryshme evropiane, si nga Universiteti i Edinburgut( Mbretëria e Bashkuar), Prof. dr. Tina Harrison, universiteti Bolonga(Itali), Prof.dr. Massimo Bianchi, Prof. dr. Angelo Prezeca – UdA dhe znj. Denise Galving nga Universiteti Alicante, Këshilli drejtues i UHZ-së, MASHT-i, WUS Kosova, Agjensioni i Akredimit, të cilët janë implementues të projektit të përbashkët, poashtu dekanët dhe koordinatorët për cilësi të njësive akademike të UHZ-së janë duke kontribuar në këtë strategji.
Kjo punëtori është vazhdimësi e punëtorisë së kaluar e cila është mbajtur muaj më parë në Edinburg, me c`rast menaxhmenti i UHZ-së ishte atje njëkohësisht edhe për vizitë studimore.

Translate »