fbpx
Fillon trajnimi për personelin akademik të UHZ me temën: “Avancimi i Metodave të Mësimdhënies në Arsim e Lartë”

Fillon trajnimi për personelin akademik të UHZ me temën: “Avancimi i Metodave të Mësimdhënies në Arsim e Lartë”

Sot ka filluar trajnimi intesiv pesë ditor për personelit akademik të UHZ-së me temën: “Avancimi i metodave të mësimdhënies në arsim e lartë”. Trajnimi ofrohet dhe organizohet nga Fondacioni Çek “CERGE-EI” dhe HERAS Plus, me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe me mbështetje nga Qeveria e Kosovës, respektivisht MASHTI. Trajnimi mbahet nga trajnerët e çertifikuar “HATS”: Gëzim Tosuni, Ardiana Gashi, Alban Hashani, Arben Mustafa dhe Visar Vokrri. Gjersa, vëzhguese e trajnimit është Znj. Eleanor Hammond, Drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë nga “CERGE-EI”.
Ky trajnim është efekt i memorandumit të bashkëpunimit në mes të UHZ dhe Fondacionit “CERGE-EI”, e nënshkruar në nëntor të vitit 2021. Pjesëmarrës në këtë trajnim janë njëzet mësimdhënës nga pesë njësitë akademike të UHZ-së, gjegjësisht: Avdullah Robaj, Theranda Beqiri, Bashkim Nurboja, Mersiha Kalac, Emin Neziraj, Suzana Jakupi, Besim Qorri, Mimoza Pajaziti–Drançolli, Driton Sylqa, Merita Begolli, Thëllëza Latifi,
Petrit Nimani, Arieta Camaj-Ibrahimi, Milaim Musliu, Enkeleda Lulaj, Fisnik Morina, Hajrija Škrijelj, Ardrit Gashi, Besfort Ahmeti dhe Granit Kastrati.
UHZ, përmes këtij trajnimi do të përfitoj në ngritjen e kapaciteteve akademike të personelit universitar lidhur me teknikat moderne të mësimdhënies, të cilat aftësi më pastaj do të mund transmetohen tek pjesa tjetër e mësimdhënësve të universitetit. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen testit dhe me gjasë do të pajisen me çertifikata përkatëse.

Translate »