fbpx
Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis organizoi eventin lidhur më shënimin e ditës Botërore të Turizmit

Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis organizoi eventin lidhur më shënimin e ditës Botërore të Turizmit

27 Shtatori apo Dita Botërore e Turizmit është datë që është zgjedhur për të shënuar dhe përkuar më një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror.

Fakulteti i Menaxhmentit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis organizoi një tryezë të rrumbullaket më titull “Turizmi në rritjen e zhvillimit ekonomik: sfidat dhe mundësitë”. Fillimisht, fjalë mirëseardhjeje për të pranishmit mbajtën, Dekani i Fakultetit MTHM-së Prof.Asoc.Dr. Adem Dreshaj dhe Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” Prof. Dr. Armand Krasniqi.

Ky event kishte për qëllim të adresojë sfidat dhe mundësitë e turizmit në rritjen e zhvillimit ekonomik duke nxjerrë në pah kontributin që mund të jap sektori i turizmit në arritjen e këtyre qëllimeve, me ç’rast u dëgjuan prezantime nga Prof.Asoc.Dr. Bedri Millaku, dhe Prof.Ass.Dr. Behrije Ramaj, si dhe diskutim nga z. Armend Delijaj përfaqesues nga industria hoteliere turistike.

Si gjetje kryesore të këtij eventi ishin: se cili ishte zhvillimi i turizmit në Republikën e Kosovës, pse janë statistikat turistike të pasakta dhe të paqarta, problemet e pazgjidhura në pronësi, mosprezenca e brendeve hoteliere botërore, Covid-19 e rëndoi edhe më shumë sektorin e turizmit, cila është pozita e Kosovës si një destinacion turistik në tregun ndërkombëtar turistik, masat të cilat duhen të ndërmerren, tutje u diskutua lidhur me statistikat e përgjithshme mbi numrin e vizitorëve të jashtëm dhe vendor, kontributin e turizmit në punësim dhe BPV në Kosovë. Ku u theksua se në vitin 2018 ishte numri me i madh i turistëve të huaj mbi 300.803 në Kosovë në raport me vitet tjera, pastaj Prishtina ishte regjioni më i frekuentuar si nga vendorët po ashtu edhe për të huajt për t’u vizituar, ndërsa në vendin e dytë ishte Peja. Kurse, sipas vjetarit të statistikave, viti 2019 theksohet kontributi i drejtpërdrejt i turizmit me mbi 1% ishte në BPV ndërsa me 3.5% ishte në punësimin e përgjithshëm.

Përfaqësuesit e industrisë diskutuan për domosdoshmërinë e programeve profesionale që duhet të ofrohen nga universitetet. Të pranishëm në këtë event ishin: U.d. Sekretarja e UHZ-së, stafi akademik dhe administrativ i Fakultetit të MTHM-së dhe të Fakultetit të Biznesit, dekanët e Njësive Akademike (Fakulteti i Biznesit dhe Fakulteti i Agrobiznesit), si dhe studentët e këtij fakulteti (Elijona, Mimoza, Djellza dhe Elsa), të cilat më shumë përkushtim ndihmuan në organizimin e eventit, e që gjithashtu e falënderuan Universitetin dhe Fakultetin për të gjitha mundësitë dhe punën e palodhshme ndaj studentëve.

Në fund të këtij takimi u dakordua që në të ardhmen të ketë bashkëpunime më të mëdha duke u mundësuar studentëve që teorinë ta praktikojnë në bizneset turistike.

Translate »