fbpx
Dita e parë e Konferencës së FER-D

Dita e parë e Konferencës së FER-D

Më 14.09.2023 u mbajt dita e parë e Konferencës së Forumit për Zhvillim Rajonal – Dukagjini (FER-D) me temën “Forum Diskutimi për Arsimin e Lartë dhe Zhvillimin Ekonomik Rajonal në Kosovë”. Kjo ngjarje me rëndësi organizohet nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ) me përkrahjen e HERAS+, në bashkëpunim me Komunat e Pejës, Deçanit, Istogut, Klinës, Junikut dhe Malishevës, me përkrahjen e HERAS+.

Konferencën e hapi Rektori i UHZ-së, Prof.dr. Armand Krasniqi, me një fjalë rasti, i pasuar nga ministra, zëvendës ministra, përfaqësues të projektit HERAS+, si dhe kryetar dhe përfaqësues të Komunave në fjalë.

Kjo ditë e parë e konferencës u organizua në sesione tematike ku u trajtuan tema që ndërlidheshin me kornizën strategjike për zhvillim ekonomik në Kosovë, përvojat nga vendet tjera lidhur me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe zhvillimin e ekonomik lokal, sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit të Universitetit me qeverisjen lokale dhe me bizneset.

Punimet në këto sesione sollën diskutime dhe interesim të lartë të pjesëmarrësve duke e vlerësuar lart iniciativën e Universitetit “Haxhi Zeka” lidhur me FER-D.

Punimet e FER-D vazhdojnë edhe në ditën e dytë më 15.09.2023.

Translate »