Çfarë është SEMS UNHZ?
SEMS UNHZ është shkurtesë për Sistemin e Menaxhimit Universitar, i cili është një sistem i përdorur nga Universiteti Haxhi Zeka në Pejë (UHZ). Kjo platformë është një sistem i integruar që përdoret për të menaxhuar të dhënat e studentëve dhe të stafit akademik.
SEMS UNHZ ndihmon në koordinimin e proceseve të ndryshme në universitet, duke lehtësuar qasjen dhe lëvizjen e të dhënave dhe informacioneve të ndryshme midis stafit akademik dhe studentëve.
Kjo platformë paraqet një mjedis mjaft tëi sigurtë dhe të besueshëm për të menaxhuar informacionin dhe të dhënat e ndryshme të studentëve dhe stafit akademik në UHZ.
Çfarë shërbimesh mund të kryhen në SEMS UNHZ?
SEMS UNHZ mundëson kryerjen e një game shërbimesh për studentët e UHZ. Shërbimet kryesore përmblidhen në:
- Aplikimi online për pranimin e studentëve;
- Aplikimi online për diplomë;
- Aplikimi online për t’u transferuar në UHZ;
- Shkarkimi i fletëpagesave për të gjitha llojet e pagesave;
- Raportimi për çdo parregullsi, ankesa dhe të tjera që studentët mund të hasin në universitet (kliko RAPORTO);
- Shërbimi me kalkulator për llogaritje të ndryshme (kliko KALKULATORI).
Si duhet të qasen studentët në SEMS?
Gjithçka që studentët duhet të bëjnë për t’u qasur në SEMS UNHZ është të klikojnë butonin QASJA (të paraqitur në këndin e djathtë lart) dhe të plotësojnë të dhënat e tyre, përkatësisht numrin personal (te PËRDORUESI) dhe fjalëkalimin (si në figurën e mëposhtme).
Pasi të jenë qasur në SEMS UNHZ, studentët mund të shohin faqen kryesore ku përfshihen menytë përkatëse (shih figurën e mëposhtme).
Të gjitha mënytë që paraqiten në SEMS UNHZ janë:
Lëndët/Fletëparaqitjet – me opsionet:
- Zgjedh lëndët obligative/zgjedhore,
- Paraqit provimet,
- Lista e rezultateve dhe
- Transkripta e notave.
Pagesat/Kërkesat – me opsionet:
- Pagesat,
- Kërkesat për transferim të notave,
- Kërkesat program/planprogrami,
- Kërkesa për ndërrimin e statusit,
- Ndërrimi i kartelës dhe
- Kërkesa për çregjistrim/pezullim.
Shkarko – me opsionet:
- Vërtetimi online,
- Shkarko rezultatet,
- Shkarko materialet mësimore,
- Syllabusi dhe
- Plan programet.
Njoftimet/Tjera – me opsionet:
- Njoftimet,
- Semestrat e regjistruara,
- Tema e diplomës dhe
- Apliko për bursë.
Orari – me opsionet:
- Orari i ligjëratave dhe
- Orari i ushtrimeve.
SEVC (Sistemi Elektronik për Vlerësimin e Cilësisë) – me opsionet:
- SEVC,
- Njoftimet SEVC dhe
- Rreth SEVC.
e-Karriera – me opsionet:
- CV,
- Njoftime dhe ngjarje,
- Shpallje pune,
- Regjistro Alumni,
- Kërko Alumni dhe
- Kompanitë.
Mësimi Online – me opsionet:
- Klasa virtuale dhe
- Mbrojtja virtuale e temës së diplomës.
e-Provimi – me opsionet:
- e-Provimi dhe
- e-Kolokviumi.
e-Vijueshmëria – me opsionet:
- Vijueshmëria dhe
- Rregullo transaksionet (Checkins).
Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, institucion i arsimit të lartë i akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, ofron më të mirën për studentët e vet dhe gjithmonë e vendos studentin në qendër. Prandaj, mundohet që në çdo formë të lehtësoj shërbimin ndaj tyre.