fbpx
Ceremonia e përurimit të sallës së Gjykatores në Fakultetin Juridik

Ceremonia e përurimit të sallës së Gjykatores në Fakultetin Juridik

Sot, është përuruar salla e gjykatores në Fakultetin Juridik, për të ndihmuar studentët e kësaj njësie akademike që të kryejnë praktikën brenda hapësirës së universitetit, duke simuluar raste gjyqësore, të cilat kohë më parë i realizonin në salla të improvizuara të ligjëratave.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millkau urojë studentët për fillimin e semestrit veror tashme me mundësi për të praktikuar njohuritë e fituara në fushën e drejtësisë.

Rektori Millaku theksoi se  “ Ne si menaxhment po bëjmë të pamundurën që t`iu krijojmë kushte më të mira, përkundër kufizimeve dhe shkurtimeve buxhetore që kemi pasur këtë vit, themelimi i gjykatores është  pjesë e asaj që ne kemi menduar se arkitektura e drejtësisë në Universitetin tonë, respektivisht në Fakultetin Juridik, që do ju shërbej studentëve tanë të marrin përvoja të reja  përvoja të cilat janë të domosdoshme për ndërtimin e sistemit të drejtësisë në shtetin tonë të ri.” Ndërtimi i gjykatores ju ofron studentëve arsimim të avancuar dhe cilësor jo vetëm në aspektin teorik dhe praktik, në mënyrë që studentët tanë të jenë të përgatitur për tregun e punës, potencoi Rektori Millaku. Ai, po ashtu falënderoi Ministren e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha për prezencën e saj, duke dëshmuar mbështetjen qeveritare në zhvillimin e arsimit të lartë në veçanti në fushën e drejtësisë.

Ushtruesi i detyrës së Dekanit të Fakultetit Juridik, Prof.ass.dr. Gani Asllani theksojë, se është shumë e rëndësishme gjykatorja, për studentët e këtij fakulteti të cilët do të kenë mundësi me të lehtë të simulojnë raste gjyqësore se bashku me profesorët e tyre.

Njëkohësisht, përfaqësuesi i studentëve të Fakultetit Juridik, Erso Gashi, në fjalën e tij shprehi falënderimin për menaxhmentin, për krijimin e mundësive të praktikës në hapësirat e universitare. Gashi tha se rëndësia e kësaj gjykatore është e madhe, për realizmin e rasteve të simuluara gjyqësore të realizuara deri më tani në kushte jo fort të mira. Sipas tij “ si jurist të së ardhmes duhet të jemi të  përkushtuar në kushtetutshmëri dhe ligjshmëri, barazi para ligjit, mos diskriminim, gjyqësor të pavarur etj.”

Ndërsa, Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, tha se “hapja e kësaj gjykatoreje dëshmon forcimin dhe konsolidimin e mëtejmë të Universitetit ”Haxhi Zeka” në rrugën e tij, drejt një institucioni të arsimit të lartë të krahasueshëm jo vetëm me universitet homologe në rajon, por edhe më gjerë”. Sipas saj, Ministria që ajo drejton e vlerëson shumë punën e UHZ-së, për hapjen e kësaj gjykatoreje, sepse kjo e arritur e UHZ-së është në harmoni të plotë me reformat që është duke i ndërmarrë Ministria e Drejtësisë, në forcimin e sektorit të ligjit, por edhe sektorit të drejtësisë në përgjithësi. Znj. Hoxha theksoi se ministria e drejtësisë ka hartuar ligjin për akademinë e drejtësisë, tashmë të miratuar që sipas tij, instituti aktual i drejtësisë do të avancohet në akademinë e drejtësisë dhe do të jetë institucion i pavarur dhe përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe aftësimin ligjor të ngritjes së kapaciteteve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Ministrja Hoxha duke folur për rëndësinë dhe funksionet e kësaj akademie, studentëve i ‘u drejtuar me besimin, se shumë prej tyre, rrugëtimin në fushën e drejtësisë do ta bëjnë në këtë akademi, duke u bërë gjyqtarë e prokuror, që me të vërtet të gjithë së bashku të fuqizojmë sundimin e ligjit. Ministrja tha se “kjo gjykatore do të kontribuojë në lidhjen e arsimit ligjor, me nevojat praktike të sistemit të drejtësisë, kjo sepse Ne, në shumë vlerësime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, është evidentuar fakti që arsimi universitar në fushën e drejtësisë kryesisht përqendrohet në teori dhe shumë pak në ngritjen e njohurive analitike dhe praktike të studentëve të drejtësisë, dhe sigurisht që përpjekje të tilla si kjo sot në universitetin tuaj, do të ofrojnë mundësinë e plotësimit të plan programeve edhe në fushën e drejtësisë, duke integruar më shumë lëndë praktike dhe juridike, dhe duke ofruar mundësinë e profilizimit të studentëve gjatë studimeve të tyre. Kjo do të ndihmojë që ata të jenë më afër profesionit të tyre në të ardhmen, potencoi Ministrja Hoxha.”

Gjykatorja në Fakultetin Juridik është restauruar nga buxheti i universitetit.

Translate »