fbpx

ProCredit Bank i fton të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kriteret e shënuara më poshtë që të aplikojnë për praktikë gjatë sezonit dimëror në ProCredit Bank. Studentët e përzgjedhur, do të caktohen në një nga rajonet ku operon ProCredit Bank, për një periudhë prej një deri në tre muaj.

Kë po kërkojmë ne?

Ne jemi duke kërkuar studentë të cilët:

Janë të gatshëm për të mësuar dhe të cilët janë në gjendje të përshtatën në mjedise të reja.
Kanë investuar në studimet e tyre dhe të cilët janë të orientuar drejt zhvillimit profesional.
Kanë aftësi që të kuptojnë dhe komunikojnë me klientët tanë.
Janë të gatshëm dhe në gjendje të marrin përgjegjësi dhe të marrin vendime në bazë të arsyes, logjikës dhe sensit të përbashkët.
Janë të ndershëm dhe të besueshëm, të aftë për të trajtuar informacionin konfidencial me diskrecion.
Janë entuziast për të kontribuar në objektivat tona.
Kriteret e përshtatshmërisë për programin e praktikës: Studentët duhet të jenë në vitin e fundit ose të parafundit të studimeve të tyre, GPA (nota mesatare) të jetë 7.5/10 ose 2.5/4 (dëshmia është e detyrueshme kur të ftoheni për intervistën individuale). Për të aplikuar për praktikë, ju lutemi plotësoni aplikacionin ONLINE, së bashku me një LETËR MOTIVIMI duke klikuar KËTU.

Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju jeni pikërisht të përshtatshëm për programin e praktikës. Është shumë e rëndësishme për ne të dimë motivin tuaj për t’u bashkuar me ekipin tonë. Prandaj, ne ju rekomandojmë që të lexoni për ProCredit para fillimit të përgatitjes së CV-së tuaj dhe letrës së motivimit. Për më shumë informata në lidhje me grupin ProCredit në gjithë botën, mund të gjeni në faqen tonë të internetit www.procreditbank-kos.com dhe në faqen e internetit të kompanisë sonë mëmë www.procredit-holding.com. Në letrën e motivimit, ju duhet të shpjegoni qartë arsyet tuaja për aplikim. Një letër e mirë-strukturuar dhe me motiv të sinqertë është me rëndësi jetike – ne analizojmë të gjitha letrat e motivimit me kujdes të lartë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 Dhjetor, 2019.

https://procreditbank-kos.com/shq/burimet-njerezore/praktike-per-studente/apliko-per-praktike/

Translate »