fbpx
Alma Çoçaj fitoi bursë

Alma Çoçaj, studente e vitit të dytë në Fakultetin e Arteve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ka fituar bursë për studime bachelor e cila ndahet për herë të dytë nga Akademia e Filmit në Sarajevë dhe nga festivali i filmit “Prifest”.

Kjo bursë studentes nga Kosova ia mundëson studimet e plota në nivelin bachelor për tri vjet dhe është në shumë prej 25.000.00 eurosh.

Kjo iniciativë për ndarjen e bursave vjen nga festivali “Prifest” në marrëveshje me Akademinë e Filmit në Sarajevë dhe ia jep Almës mundësinë unike të studiojë në një shkollë të mrekullueshme, me ambient të jashtëzakonshëm të të mësuarit dhe me mësimdhënës shumë të kërkuar në këtë fushë.

Prof. Ass. Dr. Sabiha Shala Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore dhe Dekani i Fakultetit të Arteve Prof. Asoc. Ma. Hysen Nimani shprehen shumë të kënaqur me suksesin e studentes, por edhe me punën dhe angazhimin e stafit akademik.

Përmes sukseseve të studentëve, Universiteti “Haxhi Zeka” vazhdon të dëshmoj që është i dedikuar të ofroj avancim të vazhdueshëm të mësimdhënies dhe të mësuarit, me studentin në qendër të mësimit të mbështetur nga stafi i angazhuar dhe të mësuarit garantues për të konkurruar globalisht.

Translate »