Akademia Verore Muzikore Evropiane – ESMA 2019, këtë vit për herë të parë po zhvillohet edhe në Pejë në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Në këtë edicion në Pejë nga data 23 gusht deri me 30 gusht 2019 po zhvillohen këto master klasë:
- Flautë (Michèle Becker Francë/Gjermani)
- Klarinetë (Jordi Pons, Spanjë/Zvicër)
- Trombë (Ladislav Kozderka, Republika Çeke)
Muzikantë të rinj (nga mosha 13 deri 27 vjet) nga vendet e Evropës Juglindore dhe më gjerë kanë mundësi të marrin mësime, njohuri, këshilla dhe demonstrime të ndryshme në instrumentet përkatëse nga profesorë të njohur evropianë dhe po ashtu të takohen e të ndajnë përvoja muzikore e jetësore me kolegët e tyre nga vende të ndryshme evropiane.
Pjesëmarrësit në ESMA 2019 kanë mundësinë të marrin gjithashtu pjesë në disa kurse të muzikës së dhomës me piano si dhe me instrumentet harkore e frymore.
Menaxhmenti i UHZ-së u shpreh shumë i kënaqur më këtë ngjarje dhe tha se ngjarje të tilla në këtë Universitet do të mbahen çdo vit. Prorektorja për Çështje Mësimore Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala u shpreh e kënaqur me mobilitetin e studentëve të Fakultetit të Arteve dhe pjesëmarrësve të tjerë.
ESMA 2019 po udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv dhe Artistik i saj, z. Desar Sulejmani në bashkëpunim me organizatat lokale Artium Eudora – ArtEU (Prishtinë/Pejë/Gjakovë) dhe Kosova Arts (Mitrovicë).
Ligjëratat, master klasët dhe koncertet po mbahen në Fakultetin e Arteve në Pejë.
Për më shumë informacione rreth ESMA 2019 klikoni në: