fbpx
AKADEMI PËRKUJTIMORE

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR PROF.DR. MUJË UKAJ

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë mbajti një Akademi Përkujtimore në nderim të veprës dhe jetës së Prof.Ass.Dr. Mujë Ukaj.

Në Akademinë Përkujtimore, të mbajtur nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, u vlerësua lartë kontributi i profesorit Mujë Ukaj, si burrështetas e në veçanti si pedagog.

Pjesëmarrës në Akademi, kishte profesorë, familjarë, kolegë, miq e studentë, të cilët e kishin njohur profesorin edhe për së afërmi. Ata ishin mbledhur për të kujtuar dhe çmuar punën e palodhshme të mësimdhënësit, veprimtarit dhe pishtarit të dijes i cili punoi pa u lodhur me një përkushtim e profesionalizëm të veçantë.

Njerëzit e tillë, historia nuk i harron, theksuan të pranishmit.

Translate »