fbpx
Takim përshëndetës për dy punonjësit administrativ të universiteti “Haxhi Zeka”

Takim përshëndetës për dy punonjësit administrativ të universiteti “Haxhi Zeka”

Kolegët tanë, Fitore Ajdini Gjuka dhe Butrint Xhemajli, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre administrative në Universitetin “Haxhi Zeka”. Gjatë periudhës së shërbimit të tyre, ata kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe avancimin e këtij institucioni të rëndësishëm.

Në shenjë respekti dhe njohjeje për punën e tyre të palodhur dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm, ata janë nderuar me mirënjohje nga Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”. Ky çmim është një dëshmi e qartë e ndikimit pozitiv që kanë pasur në përmirësimin dhe zhvillimin e universitetit.

Faleminderit, Fitore dhe Butrint, për të gjitha përpjekjet dhe arritjet që keni sjellë gjatë periudhës së shërbimit tuaj. Ju urojmë suksese të mëtejshme në çdo hap të ardhshëm të karrierës suaj dhe shpresojmë që do të vazhdoni të ndriçoni dhe të frymëzoni në çdo mundësi që do t’ju paraqitet.

Translate »