fbpx
Zgjedhjet Studentore

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë ka vendosur të zhvilloj zgjedhjet për Këshilla të Studentëve dhe Parlamentin e Studentëve të Universitetit.

Zgjedhjet do të zhvillohen në përputhje me Rregulloren nr. 950 dt. 02.05.2023 për procedurën zgjedhore.

Zgjedhjet për Këshilla të Studentëve dhe Parlamentin e Studentëve të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë do të fillojnë zyrtarisht nga data 15.05.2023 dhe do të zhvillohen jo më vonë se 25 (njëzet e pesë) ditë pas kësaj date, specifikisht me datën 09.06.2023.

KQZ/UHZ do të përcaktoj dhe zbatoj dinamikën e procesit zgjedhor. Periudha e fushatës zgjedhore për organizatat e studentëve do të filloj në ditën pas çertifikimit të organizatave studentore nga KQZ/UHZ, për pjesëmarrje në zgjedhjet e studentëve.

Zgjedhjet do të udhëhiqen nga KQZ/UHZ dhe do të monitorohen nga institucione, organizata dhe palë të interesuara për monitorimin e zgjedhjeve.

Vendimi

Translate »