fbpx
Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues

Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues

Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues
Në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit “Haxhi Zeka”, një ndër pikat e rendit të ditës ishte zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues nga radhët e stafit akademik të UHZ-së.
Në mbledhje ishin të pranishëm 15 senatorë mungoj një senatore Dardane Nallabani.
Senati duke u bazuar në dispozitat ligjore, neni 18 (pika 3) dhe neni 48 (pika 1.2) të Statuti të Universitetit dhe dispozitat e Rregullores së punës së Senatit, senatorët pas zhvillimit të procesit transparent dhe demokratik të votimit, zgjodhën katër anëtarët e Këshillit Drejtues të UHZ-së.
Sipas dispozitave statutore dhe rregullores së punës së Senatit, senatorët dhanë propozimet e tyre për nominim të kandidatëve, secili u votua dhe me vota unanime hynë në garë këta kandidatë:
1. Besa Berberi
2. Enkeleda Lulaj
3. Hysen Nimani
4. Ibrahim Krasniqi
5. Ilir Morina
6. Muhamet Sadiku
7. Smajl Cacaj
Pas procesit zgjedhor në raundin e parë u zgjodhën:
1. Ibrahim Krasniqi me 11 vota

2. Muhamet Sadiku me 10 vota

3. Besa Berberi me 9 vota

4. Enkelejda Lulaj me 9 vota

Mandati i anëtarëve të zgjedhur fillon me 1 tetor 2016 dhe zgjatë tri vite.
Këshilli Drejtues i UHZ-së përbëhet nga shtatë anëtarë, katër profesorë nga Universiteti dhe tre anëtarë emërohen nga MASHT-i, bazuar në dispozitat ligjore të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Statutit të UHZ-së, mandati i tyre është tre vjeçar.

Translate »