fbpx
Vizitë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës

Vizitë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës

Studentët e Fakultetit Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis, departamenti i Menaxhimit të Mjedisit, vizituan Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Aty u pritën nga Drejtori i IHMK-së z. Agron Shala. Ai iu tregoi në hollësi për gjendjën e tre komponetëve të mjedisit, gjendjen reale të cilesisë së ajrit, rrjetin shtetëror të monitorimit të cilesisë së ajrit, përdorimin e aparaturave të ndotësve primar dhe grimcave PM10, PM2.5, si dhe analizat laboratorike për cilësi të ajrit dhe ujërave.

Studentët u ndanë të kënaqur me informacionet e marra nga Instituti. Po ashtu edhe me takimin me punën praktike që do të ballafaqohen në të ardhmen. Së bashku me studentët ishin Prof. Asoc. Dr. Albona Shala Abazi, Prof. Asoc. Dr. Mimoza Hyseni Spahiu dhe Asistenti MSc. Arian Gashi. Këta të fundit, në emër të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë i falenderuan për mikpritje stafin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Translate »