fbpx
Vizitë e Profesorit nga Universiteti i IOWA në Universitetin “Haxhi Zeka” për të Fuqizuar Arsimin e Lartë përmes Partneriteteve

Vizitë e Profesorit nga Universiteti i IOWA në Universitetin “Haxhi Zeka” për të Fuqizuar Arsimin e Lartë përmes Partneriteteve

Në kuadër të projektit “Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education”, Universiteti “Haxhi Zeka” pati kënaqësinë të mirëpresë profesorin e njohur Curt Youngs nga Universiteti i IOWA. Prof. Curt, ekspert i shquar në këtë fushë dhe hartues i projektit, u prit në takim nga rektori, Prof. dr. Armand Krasniqi, dhe dekani i Fakultetit të Agrobiznesit, Prof. dr. Nexhdet Shala.

Gjatë takimit, rektori e njoftoi profesorin për aktivitetet e deritanishme të realizuara në kuadër të projektit, si dhe u diskutuan planet për aktivitete të reja për vitin e ardhshëm. Temat e trajtuara përfshinë mundësitë për aplikim të projekteve në MASHTI, fuqizimin e klubeve të studentëve të Fakultetit të Agrobiznesit, dhe mundësinë e sigurimit të granteve të vogla për këta studentë si pjesëtarë të klubeve.

Një rëndësi e veçantë iu dha projektit të Digjitalizimit të Shërbimeve të Turizmit në komunat e rajonit të Dukagjinit, ku profesori Curt pati mundësinë të takohet me studentët pjesëmarrës në këtë nismë të rëndësishme. Ky projekt synon të përmirësojë ndjeshëm shërbimet turistike në rajon, duke integruar teknologjinë dhe inovacionin për të krijuar një përvojë më të mirë për vizitorët dhe për të fuqizuar zhvillimin ekonomik lokal.

Një falënderim i veçantë për profesorin Curt për mbështetjen dhe përvojën që po ndan me universitetin tonë dhe për angazhimin e tij në përmirësimin e arsimit të lartë dhe fuqizimin e studentëve tanë

Translate »