fbpx
Vizitë e përfaqësuesve të KEERC-it në universitetin “Haxhi Zeka”

Vizitë e përfaqësuesve të KEERC-it në universitetin “Haxhi Zeka”

Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi dhe prorektorja për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, prof.ass.dr. Alma Shehu pritën në takim ekipin e Qendrës Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor të kryesuar nga z. Qenan Maxhuni. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UHZ-së dhe KEERC-it në fushën e mjedisit, mundësisë së punës praktike të studentëve, realizimit të hulumtimeve të përbashkëta dhe rrjetëzimin e UHZ-së me institucione të tjera ndërkombëtare. Rektori Krasniqi falenderoi KEERC dhe u angazhua për veprime të mëtejme për rritje të bashkëpunimit dhe hartimin e një plani të veprimit për aktivitetet e ardhshme të përbashkëta.

Translate »