fbpx
Vizita e Ambasadorit të Republikes së Turqisë në Kosovë  në Univerisitetin  “Haxhi Zeka”

Vizita e Ambasadorit të Republikes së Turqisë në Kosovë  në Univerisitetin  “Haxhi Zeka”

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” , Prof.dr Armand Krasniqi së bashku me bashkëpunëtorë  ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Shkelqësinë e tij Z. Tunç ANGILI.

Gjatë takimit, Rektori Krasniqi e njoftoi ambasadorin rreth punës dhe zhvillimeve të fundit në Universitetin Haxhi Zeka dhe punën e vazhdueshme me qëllim te zhvillimit të mëtutjeshëm te UHZ.

Ambasadori Z. Tunç ANGILI në takim ka shprehur falenderimet për pritjen dhe është zotuar se në mënyrë të vazhdueshme do të përkrah Universitetin Haxhi Zeka.

Gjatë takimit janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit me Institucionet e Arsimit të Lartë në Turqi si dhe me institucionet tjera relevante për UHZ.

Translate »