Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Next Gen Networks Institute për zhvillimin e teknologjive të gjeneratës së ardhshme

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Next Gen Networks Institute për zhvillimin e teknologjive të gjeneratës së ardhshme

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Next Gen Networks Institute (NGN) për të promovuar zhvillimin dhe inovacionin në fushën e teknologjisë së lidhshmërisë inteligjente. Ky bashkëpunim synon të ndërtojë një kornizë për projekte të përbashkëta, duke përfshirë sigurinë kibernetike, teknologjinë 5G dhe iniciativa të tjera të rëndësishme në fushën e teknologjisë.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, palët do të bashkëpunojnë për të ndarë ekspertizë, njohuri dhe burime në realizimin e projekteve teknologjike dhe do të organizojnë aktivitete të përbashkëta kërkimore për të zbuluar zgjidhje inovative. Për më tepër, Universiteti “Haxhi Zeka” dhe NGN do të ofrojnë trajnime dhe programe edukative për të përforcuar më tej edukimin dhe zhvillimin profesional në këto fusha.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm për Universitetin “Haxhi Zeka” dhe për NGN, duke përforcuar synimin e përbashkët për avancimin e teknologjive të gjeneratës së ardhshme dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe inovacionit në Kosovë.

Translate »