fbpx
U themelua Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

U themelua Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

U themelua Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë sot është themeluar Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit të Agrobiznesit. Ky trup i përbërë prej njëmbëdhjetë anëtarëve të bizneseve më të mëdha në regjion,  sot realizojë takimin e parë me ç` rast pas propozimeve nga anëtaret, përmes votimit u  zgjodh kryetari i parë i kësaj trupe, z. Fatos Islami.  Roli i këtyre akterëve   është që të bashkërendojë kërkesat dhe nevojat e tregut të punës, bizneseve të regjionit dhe më gjerë me programet e studimit në Universitetin “Haxhi Zeka”, gjegjësisht në fushën e agrobiznesit.

Trupi këshillëdhënës është iniciativë e realizuar nga projekti “Rritja e Punësimit për të Rinjtë” dhe menaxhmentit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Përfaqësuesit e USAID-it, Swiss Contact dhe GIZ përshëndetën këtë nismë dhe u shprehen të gatshëm të ndihmojnë Universitetin “Haxhi Zeka”, në funksionimin e Trupit Këshillëdhënës. Projekti “Rritja e Punësimit për të Rinjtë”  financohet nga zyra zvicerane në Kosovë, ndërsa zbatohet nga organizatat HELVETAS dhe MDA.

Translate »