fbpx
U nënshkrua marrëveshje ndëruniversitare në mes Universitetit “Haxhi Zeka” dhe “Kadri Zeka” në Gjilan

U nënshkrua marrëveshje ndëruniversitare në mes Universitetit “Haxhi Zeka” dhe “Kadri Zeka” në Gjilan

U nënshkrua marrëveshje ndëruniversitare në mes Universitetit “Haxhi Zeka” dhe “Kadri Zeka” në Gjilan

Rektori i Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, Porf. Dr. Fadil Millaku me bashkëpunëtorë priti sot Rektorin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof.asoc. Dr. Bajram Kosumi me bashkëpunëtorë.

Marrëveshja e nënshkruar sot, është e mbështetur në bazën e parimeve demokratike dhe në pajtim me autonominë dhe lirinë akademike të dy palëve.

Sipas marrëveshjes, universitetet mund të zhvillojnë aktivitete në fushat akademike me interes të përbashkët:

  1. Hartimin dhe implementimin e programeve të përbashkëta studimore, veçanërisht për programet Master dhe Doktoraturë;
  2. Shkëmbim të personelit akademik sipas nevojave të të dy universiteteve, ku stafi i rregullt akademik i të dy universiteteve do të angazhohet në bazë të kësaj marrëveshje duke mos i `u nënshtruar procedurave të konkursit publik;
  3. Shkëmbim studentësh të cikleve të ndryshme për periudha semestrale studimi ose për periudha të praktikave dhe anasjelltas;
  4. Aktivitete dhe publikime të përbashkëta në kërkime shkencore, pjesëmarrje në seminare, konferenca evenimente dhe takime të tjera akademike;
  5. Shkëmbim të materialeve akademike, si dhe informacione të tjera të nevojshme,  programe të veçanta akademike afatshkurta etj.
Translate »