fbpx
Trajnimin mbi krijimin e CV elektronike për personelin akademik në SMU

Trajnimin mbi krijimin e CV elektronike për personelin akademik në SMU

Me kënaqësi ju njoftojmë se trajnimi i fundit për krijimin e CV elektronike për personelin akademik në Sistemin e Menaxhimit Universitar u mbajt me sukses. Trajnimi u zhvillua në formë fizike në ambientet e Universitetit dhe online përmes platformës google meet, ku morën pjesë anëtarë të ndryshëm të personelit akademik nga fakultete dhe departamente të ndryshme.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë hapat e nevojshëm për krijimin e një CV-je elektronike efektive, të cilat përfshijnë:

  • Hyrjen dhe përdorimin e Sistemit të Menaxhimit Universitar
  • Plotësimin e të dhënave personale dhe profesionale në formatin e kërkuar
  • Plotësimin e të dhënave për pjesën akademike

Trajnimi u drejtua nga ekspertë të fushës të kompanisë UNISOFT dhe u karakterizua nga interaktiviteti dhe diskutimet e hapura, duke u dhënë mundësinë pjesëmarrësve të ndanin përvojat dhe pyetjet e tyre.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe interesin e treguar, si dhe Zyrën e IT-së për organizimin e trajnimit dhe përkushtimin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti me sukses.

Translate »