fbpx
Thirrje publike për pranimin e përfituesve të programit “Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e  komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian “për vitin akademik 2024/2025  

Thirrje publike për pranimin e përfituesve të programit “Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e  komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian “për vitin akademik 2024/2025  

Thirrje publike për pranimin e përfituesve të programit “Mbështetje plotësuese për studime akademike për studentët e  komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian “për vitin akademik 2024/2025  

1. Qëllimi

Qëllimi i këtij programi është të sigurojë mbështetje akademike dhe jo akademike për studentët e komuniteteve ashkali, rom dhe egjiptian, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në arsimin universitar, përmirësimit të shkallës së vijimit, përformancës, përfaqësimit dhe të diplomimit të studentëve të këtyre komuniteteve. Duke kontribuar në ngritjen e mundësive për rritjen e të punësuarve nga këto komunitete, në promovimin e barazisë dhe përfshirjes në arsim dhe tregun e punës.

2.  PËRFITIMET E PROGRAMIT

Programi synon të ofrojë mbështetje në fusha të ndryshme që do të ndihmojnë studentët të zhvillohen në aspektin akademik dhe personal. Përfitimet mund të përfshijnë udhëzime, mbështetje të drejtpërdrejtë, mundësi për zhvillim të aftësive dhe qasje në burime të ndryshme që ndihmojnë studentët të përballen me sfidat e studimeve dhe të përmirësojnë performancën e tyre. 

Kjo mbështetje mund të përfshijë, por nuk është e kufizuar në: tutorim, mentorim, mësim ndërmjet bashkëmoshatarëve (peer-to-peer), mundësi për punë praktike, orientim në karrierë dhe mbështetje me pajisje teknologjike etj.

Programi do të lehtësojë arritjen e qëllimeve akademike, përfshirë përfundimin me sukses të vitit akademik dhe përgatitjen për të ardhmen profesionale.

3. KRITERET E PERZGJEDHJES

Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve përfshijnë nevojën për mbështetje akademike, dhe të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian që përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • Studentët e nivelit Bachelor (publik dhe privat) 
  • Suksesi i studentit në vitit paraprak;
  • Kandidatet vajza/gra kanë përparësi në përzgjedhje;

4. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR / KUSHTET PËR APLIKIM 

Kandidati/ja që aplikon në këtë konkurs duhet t’i dorëzoj këto dokumente, respektivisht formularët e mëposhtëm:

  • Aplikacionin e plotësuar (aplikacionin mund ta gjeni ne këtë link  https://form.jotform.com/242831957022860  
  • Vërtetimin nga Fakulteti me shënim të vitit të vijimit të studimeve dhe Certifikata e notave për vitin akademik 2023/2024;
  • Një vet-deklarim për përkatësin etnike;
  • Kopje e letërnjoftimit; 
  • CV;
  • Një letër motivuese lidhur me arsyen e përzgjedhjes së Fakultetit/drejtimit të studimeve dhe planet e studentit/es pas përfundimit të studimeve;

5. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të bëhet përmes plotësimit të formularit në linkun    https://form.jotform.com/242831957022860

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 25 tetor 2024.

Çdo aplikim që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.

Translate »