fbpx
Thirrje për mbështetje financiare për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Thirrje për mbështetje financiare për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shpallë thirrje për mbështetje financiare për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që janë regjistruar për herë të parë në vitin e parë akademik 2022-2023 në nivelin Bachelor në njërën nga Universitetet Publike në Republikën e Kosovës.

Shuma maksimale e mbështetjes financiare është deri në 1,000 euro për student/e. Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=434

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data: 18/11/2022 deri më 02/12/2022, në ora 16:00. Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në uebfaqen e MASHTI-t.

Kandidatët që kanë aplikuar për përfitim të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 7 ditësh, pas shpalljes së rezultateve.

Ankesat dorëzohen në arkivin e MASHTI-t, kati përdhesë, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga komisioni për ankesa dhe parashtresa i MASHTI.

Për detaje më të hollësishme gjeni linkun: https://masht.rks-gov.net/thirrje-per-mbeshtetje-financiare-per-studentet-e-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian/?fbclid=IwAR1MNcaOPcra5bK3SgErCgCO-B-cK0JR2yNjeVX0au2HQ2jdM512yIHesYE
Ju jeni duke e lexuar këtë njoftim në faqen zyrtare të Universiteti Haxhi Zeka në Pejë.

Translate »