fbpx
TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin e hidhur që sot u nda nga jeta profesori i respektuar prof.dr. Sefer Medjedovic. Profesor Medjedovic u diplomua në Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1975, ndërsa në vitin 1976 dha provimin e jurisprudencës. Magjistroi në vitin 1980, gjersa studimet e doktoratës i përfundoi në vitin 1986 me temën “Roli i avokatit publik në proceset civile”. Në vitin 1977 është angazhuar si asistent në Fakultetin Juridik, departamentin e drejtësisë civile të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1988 merr thirrjen akademike docent në të njëjtin institucion, departamenti i procedurës civile. Ai ka botuar disa libra dhe një numër të madh punimesh shkencore dhe profesionale nga fusha të ndryshme juridike.
Vlen të theksohet se në vitin 1990, në kohën e vendosjes së masave të përkohshme të Serbisë në Kosovë, profesor Medjedovic dha dorëheqje. Për këtë veprim shquhet qëndrimi dhe karakteri i tij kundër suprimimit të dhunshëm të autonomisë ndaj Universitetit të Prishtinës.
Gjatë karrierës së tij të bujshme, profesor Medjedoviç ka lënë gjurmë mbresëlënëse edhe në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Në vitin 2002, ai rikthehet në marrëdhënie të rregullt pune në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Biznesit në Pejë, departamenti i gjuhës boshnjake dhe vazhdon punën e mësimdhënësit deri në pensionim. Kontributi i tij për vite me radhë në edukimin e gjeneratave të tëra në procesin mësimor në gjuhën boshnjake çmohet lartë nga institucioni jonë.
Më lejoni që në emër të menaxhmentit të Universitetit Haxhi Zeka, studentëve, personelit akademik dhe administrativ të UHZ-së, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe studentëve të tij, për humbjen e më të dashurit tonë. I paharruar do të jetë kujtimi për jetën dhe veprën e prof.dr. Sefer Medjedovic!

Prof. dr. Armand Krasniqi,
Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”


TELEGRAM SAUČEŠĆA

S dubokim bolom primili smo tužnu vijest da je danas preselio uvaženi profesor prof.dr. Sefer Međedović. Profesor Međedović je diplomirao na Pravnom fakultetu u Prištini 1975. godine, dok je 1976. godine položio pravosudni ispit. Magistrirao je 1980. godine, da bi potom doktorske studije završio 1986. godine temom “Uloga javnog advokata u parničnim postupcima”. 1977. godine primljen je kao asistent na Pravnom fakultetu, na odsjeku za građansko pravo na Univerzitetu Prištine. Zatim je1988. godine dobio akademsko zvanje docenta na istoj ustanovi, na odsjeku za parnične postupke. Pored toga, objavio je više knjiga i veliki broj naučnih i stručnih radova iz različitih pravnih oblasti.
Vrijedi napomenuti da je 1990. godine, u vrijeme kada je Srbija uvela privremene mjere na Kosovu, profesor Međedović podnio ostavku, gdje se za ovu akciju ističe njegov stav i karakter protiv nasilnog ukidanja autonomije Univerziteta u Prištini.
Tokom svoje karijere, profesor Međedović je ostavio upečatljiv trag na Univerzitetu “Haxhi Zeka” u Peći. 2002. godine vraća se u redovni radni odnos na Univerzitet Prištine – Fakultet Biznisa, na odsjeku na bosanskom jeziku i nastavlja da radi kao istaknuti profesor do penzije. Njegov dugogodišnji doprinos, u obrazovanju čitavih generacija u nastavnom procesu na bosanskom jeziku, naša ustanova visoko cijeni.
Dozvolite mi da, u ime menadžmenta Univerziteta “Haxhi Zeka”, studenata, akademskog i administrativnog osoblja, izrazim iskreno saučešće njegovoj porodici, prijateljima, kolegama i studentima, povodom gubitka naše voljene osobe. Nezaboravno će biti sjećanje na život i rad prof.dr. Sefer Međedović!

Prof. dr. Armand Krasniqi,
Rektor Univerziteta “Haxhi Zeka”

Please follow and like us:
ShqipBosanskiEnglish