U ndjemë tejet të prekur kur kuptuam lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj dhe artistit të madh, Ahmet Brahimaj.
Ahmeti ka qenë sinonim dhe me emrin e tij është identifikuar Baleti i Kosovës. Me angazhimin e tij të hershëm në këtë art skenik, Ahmeti është ndër të parët që është marrë me balet në Kosovë, ne vitet e hershme të 70-ta, ku për shumë vite ai luajti vepra të shumta dhe kontribuoi në formësimin e brezave, ndërsa pas çlirimit të vendit ai vuri themelet e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Ahmeti u nda nga kjo jetë, por veprat që ka lënë pas janë të shumta e të çmueshme. Krijimtaria dhe realizimi i veprave të tij e kanë begatuar thesarin artistik të Kosovës. Ai luajti në rreth 40 premiera të baletit, e në shumë prej tyre barti edhe rolin kryesor.
Kur flitej për baletin mendohej në Ahmetin, në maestron e madh, ikonën e artit skenik të Kosovës. Ai dha gjithçka për baletin, duke lënë gjurmë të pa shlyera. Me punën e tij si profesionist i pa kompromis, luftoi për ngritjen e teatrit dhe njohjen nga jashtë të tij.
Përveç artit, Ahmeti dha shumë edhe për lirinë e vendit. Ishte i lidhur me aktivitetin ilegal të paraluftës dhe me UÇK-në. Humbi nënën e dha vëllain dëshmor, në luftën e fundit.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, nderon e kujton figura të tilla të mëdha si Ahmet Brahimajn dhe inkurajon moshat e reja që të ndjekin rrugën e tij, si udhërrëfyes e frymëzues për zhvillimin e artit në përgjithësi.