fbpx
Telegram ngushëllimi për familjen Nikçi

Telegram ngushëllimi për familjen Nikçi

E nderuara familje Nikçi,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të djalit tuaj dhe studentit tonë të dalluar, Taulant Nikçi.
Taulantin e kemi njohur si djalë energjik, ambicioz dhe shumë të zgjuar. Studentët e tillë lënë pas vetës dhimbje të thellë dhe kujtimet më të mira për të. Taulanti do të mbetet shembulli më i mirë, i një studenti të dalluar, që pritej të bëhej një financier i shkëlqyer.
Bashkëndjejmë dhimbjen dhe trishtimin e familjes, miqëve, kolegëve dhe gjithë atyre që patën rastin t’a njohin. Prandaj, në emrin tim dhe të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e djalit tuaj dhe studentit tonë.
Taulanti u prehtë në paqe!
Me respekt,
Rektori i Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë
Prof.Dr. Fadil Millaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »