fbpx
Takimi me të diplomuarit e Universitetit “Haxhi Zeka”

Takimi me të diplomuarit e Universitetit “Haxhi Zeka”

Me datë 13.12.2019 në një koktej të organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës u mbajt takimi me të diplomuarit e UHZ-së.

Fjalë rasti kishte rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Fadil Millaku, i cili falënderoi të diplomuarit për pjesëmarrjen dhe u uroi që të kenë suksese në jetën e tyre akademike dhe profesionale. Ndër të tjera, Rektori tha që bashkëpunimi i ndërsjellë do të mundësoj që të diplomuarit të kenë më shumë qasje në informacione sa i përket trendit zhvillimor në kontekstin e kërkesave të tregut.

Kryesuesi i Qendrës për Zhvillim të Karrierës, Ztr. Abedin Selimaj tha që si pjesë e angazhimeve të Universitetit ”Haxhi Zeka” në Pejë, për të ndihmuar të diplomuarit që të forcojnë lidhjen dhe bashkëpunimin me universitetin dhe studentët, e kjo të shërbejë si mundësi për të shkëmbyer arritjet dhe përvojat e tyre, do të themelohet Shoqata Alumni e të diplomuarve të UHZ-së.

Të diplomuarit e cilësuan si një hap shumë të rëndësishëm krijimin e këtij komuniteti për bashkëpunimet në të ardhmen, me theks të veçantë në punësimin e tyre dhe ngritjen profesionale brenda komunitetit Alumni.

Translate »