fbpx
Takimi i Sekretares së Përgjithshme të Universitetit me Drejtorët e Departamenteve dhe Sekretarët e Njësive Akademike

Takimi i Sekretares së Përgjithshme të Universitetit me Drejtorët e Departamenteve dhe Sekretarët e Njësive Akademike

U mbajt takimi i radhës i Sekretares së Përgjithshme të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, Tirana Baftiu Hasani, me drejtorët e departamenteve dhe sekretarët e njësive akademike. Ky takim i rëndësishëm u organizua me qëllim të diskutimit dhe raportimit mbi çështjet kyçe të lidhura me procesin e aplikimeve të studentëve të rinj në konkursin që aktualisht është i hapur.

Në fillim, Sekretarja e Përgjithshme e hapi takimin dhe më pas u vazhdua me diskutim dhe raportim lidhur me situatën aktuale të punës.

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera, u raportua për numrin e aplikimeve të studentëve të rinj në konkursin i cili tashmë është i hapur. Personat kompetent raportuan për njësitë e tyre akademike. Po ashtu, u fol pë hapat e ardhshëm që do të ndërmerren për t’u përgatitur për pranimin e studentëve të rinj.

Translate »