Fakulteti i Biznesit
Emërtimi i programit të studimit: Menaxhim Biznesi
Niveli i kualifikimit sipas KKK: Arsimi i lartë – Cikli i parë i Bolonjës (Bachelor) BSc., Niveli i VI.
Numri i ECTS kredive: Gjithsej 180 ECTS, për një vit 60 ECTS
Grada akademike (kualifikimi i fituar): Bachelor i Shkencës në Menaxhim Biznesi (BSc.) Modulet:
- Banka dhe Financa;
- Administrim
Qëllimi dhe objektivat e programit të studimit
Programi i studimeve Bachelor në Menaxhim Biznesi është një program i studimeve themelore që ofron edukim profesional në këtë fushë të rëndësishme të studimit. Është një program studimor i nivelit të lartë i projektuar për të siguruar një njohuri të plotë në Menaxhim Biznesi. Kursi ofron lidhshmëri mes teorisë dhe praktikave që ofrojnë bazë solide për diversitetin e udhëheqjes së biznesit. Duke e marrë parasysh se shumica e punëdhënësve në Kosovë janë nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe poashtu një pjesë e konsiderueshme START UP biznese si dhe duke marrë parasysh kërkesat aktuale të tregut, organizimi i programit të studimit Menaxhim Biznesi me koncentrim në Administrim Biznesi, Banka dhe Financa dhe Kontabilitet dhe Auditim është kyç për menaxhimin, përkrahjen dhe zhvillimin e tyre. Programi i Menaxhim Biznesit ka për qëllim t’i përgjigjet nevojës për personel të kualifikuar, ku studentët e diplomuar nga programi Menaxhim Biznesi do të kualifikohen për të punuar në kuadër të ekonomisë së tregut si dhe udhëheqjës profesionale të një biznesi. Programi ofron mundësi që studentët tanë të jenë konkurrues në tregun e punës si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Rezultatet e pritshme të mësimit të programit
Rezultatet e pritura në programin Bachelor në “Menaxhim Biznesi” janë që studenti të fitojë:
- njohuri të përgjithshme dhe të kuptojë konceptet kryesore, metodologjitë, qasjet teorike dhe supozimet në disiplinat e ndërlidhura me biznes dhe menaxhment;
- një kuptim të gjerë të disa prej fushave kryesore në menaxhim, biznes, financa, sisteme informcioni të aplikuara dhe kontabilitet, duke përfshirë një qasje dhe perspektivë ndërdisiplinore;
- aftësinë për të mbledhur, rishikuar, vlerësuar dhe interpretuar informacionet e rëndësishme për një ose më shumë fusha kryesore në menaxhment dhe në biznes;
- disa njohuri të hollësishme në fushën e biznesit;
- të menduarit kritik dhe aftësitë analitike brenda dhe jashtë disiplinës së biznesit dhe menaxhmentit; dhe
- aftësinë për të aplikuar mësimin në një ose më shumë fusha jashtë biznesit dhe ndërmarrësisë.
Naziv studijskog programa: Menadžment biznisa
Nivo kvalifikacije prema NOK: Visoko obrazovanje – Prvi ciklus Bolonje (Bachelor) BSc., Nivo VI.
Broj ECTS bodova: Ukupno 180 ECTS, za godinu dana 60 ECTS
Akademsko zvanje (stečena kvalifikacija): Bachelor Nauka u Menadžmentu biznisa (BSc)
Moduli:
- Bankarstvo i finansije;
- Administriranje biznisa.
Svrha i ciljevi studijskog programa
Studijski program Menadžment biznisa – Bachelor, je program osnovnih studija koji pruža stručno obrazovanje u ovoj važnoj oblasti. To je studijski program visokog nivoa dizajniran da pruži temeljno znanje u oblasti Menadžmenta u biznisu. Program pruža vezu između teorije i prakse koje daju čvrstu osnovu za raznolikost u rukovođenju biznisa. Uzimajući u obzir da je većina poslodavaca na Kosovu iz malih i srednjih preduzeća kao i postojanje značajanog dijela START UP biznisa, te uzimajući u obzir trenutne zahtjeve tržišta, organizovanje studijskog programa Menadžment biznisa sa Modulima Adminisriranje biznisa i Bankarstvo i finansije su ključni za njihovo upravljanje, podršku i razvoj. Program Menadžment biznisa ima za cilj da odgovori na potrebu tržišta za kvalifikovanim kadrovima, gdje će studenti koji završe program Menadžment biznisa biti kvalifikovani za rad u tržišnoj ekonomiji kao i profesionalno vođenje poslovanja. Program pruža mogućnosti našim studentima da budu konkurentni na tržištu rada u zemlji i inostranstvu.
Očekivani ishodi učenja programa
Očekivani rezultati na programu Bachelor „Menadžment biznisa“ su da student stekne:
- poznavanje glavnih koncepata, metodologije, teorijskih pristupa i pretpostavki u disciplinama koje se odnose na Biznis i Menadžment;
- široko razumijevanje nekih od ključnih oblasti upravljanja, poslovanja, finansija, primijenjenih informacionih sistema i računovodstva, uključujući interdisciplinarni pristup i perspektivu;
- primjenljive vještine za prikupljanje, pregled, ocjenu i interpretaciju relevantnih informacija iz oblasti menadžmenta, finansija, računovodstva i revizije;
- neka detaljna znanja iz oblasti poslovanja;
- i razvija kritičke i kreativne vještine u rješavanju problema u složenom radnom okruženju;
- sposobnost primjene učenja u jednoj ili više oblasti izvan poslovanja i preduzetništva.
Emërtimi i programit të studimit: Teknologji Informacioni në Biznes dhe Ekonomi
Niveli i kualifikimit sipas KKK: Arsimi i lartë – Cikli i parë i Bolonjës (Bachelor) BSc., Niveli i VI.
Numri i ECTS kredive: Gjithsej 180 ECTS, për një vit 60 ECTS
Grada akademike (kualifikimi i fituar): Bachelor i Shkencave në Teknologji Informacioni në Biznes dhe Ekonomi (BSc.)
Qëllimi dhe objektivat e programit të studimit
Programi Bachelor i Shkencave në Teknologji Informacioni në Biznes dhe Ekonomi ofron një mundësi akademike të mësimdhënies dhe hulumtimit bashkëkohor për studentët dhe bizneset në mënyrë që të kontribuohet në zhvillimin e regjionit të Dukagjinit dhe më gjerë duke krijuar një mjedis të digjitalizuar në frymën e ndërmarrësisë me aplikimin e IT-së që ndikon në transformim të bizneseve në kushtet e ekonomisë së bazuar në dije. Programi Bachelor në Teknologji Informacioni në Biznes dhe Ekonomi kombinon teorinë, metodat dhe teknikat nga biznesi dhe shkenca menaxheriale me mjetet dhe praktikat e informacionit dhe shkencës informatike. Qasja ndërdisiplinore e Programit adreson çështjet kryesore me të cilat përballen organizatat dhe menaxherët e biznesit në të gjithë rajonin dhe më gjerë në të gjithë globin. Programi synon që të përmbushë nevojat e tregut me hulumtues dhe profesionist të kualifikuar në sferën e informatikës së zbatuar në të gjitha disiplinat e bizneseve të Kosovës në përgjithësi.
Rezultatet e pritshme të mësimit të programit
Rezultatet e pritura në programin Bachelor në “Teknologji Informacioni në Biznes dhe
Ekonomi” janë që studenti të fitojë:
– Njohuri për të analizuar , zbërthyer dhe paraqitur matematikisht problemet nga jeta reale e biznesit;
– Njohuri për të krijuar dhe përpunuar të dhëna për nevojat e bizneseve;
– Njohuri për të projektuar dhe administruar me rrjeta kompjuterike për nevojat e bizneseve;
– Njohuri për të dizajnuar dhe administruar baza të të dhënave;
– Njohuri për të krijuar dhe përpunuar modele të aplikuara në biznesin elektronik;
– Aftësinë për të kuptuar dhe përdor konceptet e biznesit dhe ekonomisë;
– Aftësia për hulumtuar, përpunuar dhe prezantuar të dhënat e mbledhura nga aktivitetet kërkimore;
– Aftësia për të komunikuar me të gjithë akterët në sistemet e informacionit dhe proceset e biznesit.
Procedurat e mësimdhëniës
Procesi mësimor mbahet nëpërmjet ligjëratave, ushtrimeve dhe ushtrimeve laboratike (kabineti). Pothuajse të gjitha lëndët kanë edhe punë seminarike dhe kolokviume. Ligjëratat dhe ushtrimet mbahen në kohëzgjatje prej 45 minutash. Përveç formave të ndryshme aktive të mësimit përdoret sistemi i kolokviumeve, testimit dhe i ushtrimeve të obligueshme në mënyrë që përherë të ekzaminohet përparimi i studentëve gjatë studimeve. Raporti ndërmjet pjesës teorike dhe praktike është në funksion të implementimit të programit dhe siguron arritjen e nivelit të nevojshëm të njohurive nga pjesa teorike dhe praktike. Në rastin konkret, ky raport është 50:50 dhe në disa raste edhe 60 me 40. Gjithashtu studentet kanë hapësirë që të shprehin njohuritë e përgjithshme në praktikë në kuadër të lëndëve përkatëse. Këto lëndë janë obligative dhe gjatë semestrit studentet janë të obliguar që të përfundojnë praktiken në institucione publike – private në mënyrë ligjore me të gjitha dokumentet e lëshuara nga Fakulteti i Biznesit, konkretisht nga QZHK.
Metodologjia e mësimdhënies:
– Ligjërata interaktive, prezantime në Power point;
– Analiza dhe shembuj praktik;
– Diskutime;
– Ushtrime me shembuj të ndryshëm nga fusha të ndryshme të ekonomisë;
– Detyrat do të prezantohen dhe diskutohen në klasë nga të gjithë studentët në frymën e një interaksioni produktiv, ku studentët do të mësojnë nga njeri tjetri me inputet e mësimdhënësit aty ku është e nevojshme.
Procedurat dhe llojet e vlerësimit të përdorura
Të gjitha lëndët kanë punë seminarike dhe kolokviume, ndersa vlerësimi përfundmitar bëhet me anë të testimit me shkrim dhe gojor. (Neni 104, 105, 106 statuti i UHZ). Pjesa e vlerësimit dhe notimit të studentëve varet nga lënda dhe kriteret e përdorura në mënyrë individulae nga mësimdhënesi i lëndës. Studenti vlerësohet gjatë gjithë semestrit (teste, seminare, pjesëmarrje, projekte, etj), si psh:
– Vlerësimi i parë: 20 %,
– Vlerësimi i dytë: 20%,
– Detyrat ose angazhime tjera 10%,
– Vijimi i rregullt 5%,
– Provimi final 45%,
– Totali 100%
Kohëzgjatja e programit të studimit
3 vite, 6 semestra
Fakulteti Juridik
Cili është qëllimi i programit?
Programi i studimit Juridik i përgjithshëm ka për qëllim edukimin dhe profesionalizimin adekuat të gjeneratave të reja të juristëve të Kosovës, duke iu ofruar njohuri, përvoja dhe zhvillim të aftësive analitike, teorike dhe praktike dhe shkathtësive të domosdoshme për ushtrimin e profesionit të juristit në praktikë.
Ku mund të punësohen të diplomuarit?
Me përfundimin e këtij programi, të diplomuarit marrin kualifikimin Baçelor i Drejtësisë (Jurist i diplomuar) dhe fitojnë 240 ECTS kredi. Me titullin shkencor – Baçelor i Drejtësisë, të diplomuarit mund të punësohen:
- Në institucione të sistemit të drejtësisë respektivisht në gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës si gjyqtarë, prokurorë apo bashkëpunëtor profesional.
- Juristet e rinj mund të vetëpunësohen në profesione të lira, si avokat, noter, përmbarues privat.
- Punësimi në funksione të ndryshme të administratës shtetërore dhe publike është mundësi reale, por edhe
- si juristë të bizneseve private dhe korporatave.
Praktika profesionale që ofrohet në Fakultetin Juridik përmes klinikave juridike u mundëson studentëve të pajisen me përvojë praktike profesionale të domosdoshme për qasje në tregun e punës në fushën e drejtësisë dhe gjitha profesionet e cekura me lartë.
Cilat janë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara nga të diplomuarit?
Të diplomuarit në këtë program pritet që të arrijnë rezultate të të nxënit vijuese:
- Të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për shkencën juridike dhe mënyrën e krijimit të së drejtës;
- Të fitojnë njohuri për strukturën, përmbajtjen dhe funksionimin e sistemit juridik të Republikës së Kosovës dhe marrëdhëniet e tij me të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane;
- Të identifikojnë problemet juridike që mund të paraqiten në situata të ndryshme faktike dhe propozon zgjidhje për to;
- Interpreton dhe e sintetizon kuptimin e normave juridike si pjesë e sistemit ligjor dhe e aplikon në situata të shumta që mund të ndodhin në jetën e përditshme;
- Shkathtësi për përgatitjen e shkresave juridik si, kërkesa, ankesa, kontrata, testament, padi, aktvendim, kallëzim penal, aktakuzë, aktgjykim; statut, rregullore, ligje;
- Shkathtësi për udhëheqje të procedurave ligjore (procedurë penale, procedurë civile, procedurë administrative);
Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis
Emërtimi i programit të studimit; |
Menaxhimi në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis |
Niveli i kualifikimit sipas KKK; |
Arsimi i lartë – Cikli i parë i Bolonjës Baçelor Niveli i 6-të |
Numri ECTS kredive; |
Gjithsej 180 ECTS, për një vit 60 ECTS |
Grada akademike (kualifikimi i fituar); |
Bsc. në Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis. Modulet: 1. Menaxhim në Turizëm; 2. Menaxhim në Hoteleri; 3. Menaxhim në Mjedis |
Kohëzgjatja e programit të studimit (sipas vendimit të AKA-së); |
3 vite, 6 semestra |
Qëllimi dhe objektivat e programit të studimit; |
Programi Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis pranë Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis do ë vazhdojë traditën akademike duke përgatitë student konkurrues për tregun e punës, lider të së ardhmes në fushat e menaxhimit në turizëm, hoteleri dhe mjedis, që do të kontribuojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë dhe regjionit. Objektivat kryesore të këtij programi janë:· Përgatitja e ekspertëve të kualifikuar në fushën e menaxhimit të turizmit, hotelerisë dhemjedisit· Zhvillimi i kurrikulave teorike dhe praktike që do të ofrojnë parakushtet e nevojshme për menaxhimin e integruar të burimeve të turizmit, hotelerisë dhe mjedisit· Zhvillimi i njohurive dhe aftësive teorike dhe praktike të fokusuara në industritë hoteliere· Ofrimin e aftësive për të analizuar mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionimit të bizneseve hoteliere dhe ndikimin në turizëm dhe mjedis · Ofrimi i aftësive për të analizuar rëndësinë e përfitimeve dhe kostove të turizmit, ndikimet ekonomike të turizmit, ndikimet sociale të turizmit dhe ndikimet mjedisore· Ofrimin e aftësive për të analizuar, planifikuar dhe vlerësuar turizmin, hotelerinë dhe operacionet që lidhen me turizmin · Identifikimi, hulumtimi dhe vlerësimi i problemeve ne fushën e Turizmit, Hotelerisë dhe mjedisit;Të zhvillojë një arsimim të avancuar multidisciplinar në shkencat natyrore, shoqërore dhe humane, i cili do të kontribuojnë për të kuptuar dhe zgjidhur problemet ne fushën e turizmit, hotelerisë dhe mjedisit |
Rezultatet e pritshme të mësimit të programit; |
Njohuritë: 1. Njohuri mbi krijimin e politikave dhe strategjisë turistike gjithashtu njohuri të përgjithshme për vlerësimin dhe planifikimi e turizmit, hotelerisë dhe mjedisit; 2. Njohuri për menaxhimin e financave dhe kuptojnë rendësin e teknologjisë informative ne turizëm dhe hoteleri; 3. Njohuri në fushën e shkencave natyrore, sociale dhe njerëzore në analizën e çështjeve të turizmit hotelerisë mjedisit dhe strategjive të menaxhimit; 4. Të identifikojë ndikimin e burimeve antropogjenë dhe burimeve të tjera të ndotjes në ajër, ujë dhe tokë dhe ndërlidhja me zhvillimin e turizmit dhe hotelerisë; 5. Njohuri në zhvillimin dhe promovimin e kulturës duke përfshirë traditat, doket, zakonet etj.; Aftësitë: 1. Aftësi në fushën e menaxhimit të koncepteve dhe parimeve të turizmit, hotelerisë dhe mjedisit; 2. Të ketë aftësi që të definojë politika turistike dhe strategjie për zhvillimin e industrisë se turizmit; 3. Aplikimi i mjeteve, teknikave dhe teknologjive adekuate për të analizuar çështjet e turizmit hotelerisë dhe mjedisit 4. Aplikimi I instrumenteve adekuate për promovimin e turizmit; 5. Zhvilloni aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale brenda një mjedisi global dhe multikulturor në aspektin e turizmit, hotelerisë dhe mjedisit; 6. Aftësi për të zbatuar politika dhe legjislacion kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e mjedisit; Kompetencat: 1. Zhvillojnë kompetenca për menaxhimin e projekteve turistike, matin dhe analizojnë ndikimin e turizmit në zhvillimin ekonomik; 2. Përcaktojnë politika turistike , hartojnë strategji për zhvillim e turizmit , hotelerisë dhe mjedisit ; 3. Të Komunikojë çështjet e menaxhimit të turizmit ,hotelerisë dhe mjedisit në formë të shkruar, verbale dhe vizuale; 4. Të demonstrojë njohuri për parimet dhe metodat e kërkimit për të përfunduar një projekt;
|
Procedurat e mësimdhënies; |
Forma tradicionale e mësimdhënies në Fakultet shpesh përfshin dhënien e ligjëratave për grupe të mëdha studentësh, të shoqëruar nga mësime dhe seminare, me disa studime të pavarura. Megjithatë, ka disa mënyra të tjera të mësimdhënies që gjithashtu do të aplikohen në këtë program dhe kanë rezultuar të jenë shumë efektive, të tilla si ‘’klasa e kthyer’’ (blended learning) dhe mësimi i bazuar në probleme (problem based learning) dhe të tjera. · ‘’Flipped Classroom’’: do të merret parasysh një qasje të “flipped” duke i kërkuar studentëve të shikojnë përmbajtje video para ligjëratave dhe t’i kushtojnë kohë në klasë ushtrimeve, projekteve dhe diskutimeve. · Mësim aktiv duke eksploruar metodat e mësimdhënies dhe mësimit që e bëjnë studentin përgjegjës për të mësuarit e tyre përmes aktiviteteve kuptimplota. · Mësimi i bazuar në problem ku studentet janë në qendër të vëmendjes dhe mësojnë rreth një lënde përmes kuptimit dhe zgjidhjes së problemeve (raste praktike). · Mësim i bazuar në punë që siguron studentët për të mësuar nëpërmjet përvojave të punës në jetën reale. · Studime të kombinuara (blended learning) që parasheh mësimdhënie tradicionale në klasë e kombinuar me mësimin në internet dhe studimin e pavarur. · Mësim i udhëhequr nga studentët ku studentët punojnë së bashku për të mbështetur mësimin e njëri-tjetrit.
|
Procedurat dhe llojet e vlerësimit të përdorura (notimi i studentëve); |
Vlerësimi në % Nota përfundimtarë 91-100 10 (dhjetë) 81-90 9(nëntë) 71-80 8 (tetë) 61-70 7 (shtatë) 51-60 6 (gjashtë)
|
Ndarja e lëndëve të programit sipas rëndësisë: |
|
a) Lëndë të përgjithshme; |
Matematika Bazat e menaxhmentit Bazat e Informatikës Statistika Shkrimi akademik Gjuhë e huaj (anglisht, gjermanisht) Trashëgimia kulturore Hyrje në marketing Menaxhimi i ushqimit dhe pijeve Gjeografia turistike Menaxhimi i burimeve njerëzorë Ekologjia Gjuhë e huaj (anglisht, gjermanisht) Mësimi praktik Ekoturizmi Mjedisi dhe ekonomia e burimeve natyrore
|
b) Lëndë zgjedhore; |
Menaxhimi i turizmit dhe hotelerisë Menaxhimi strategjik Menaxhimi i cilësisë Menaxhimi i mbeturinave Menaxhimi i burimeve ujore Agjencitë turistike Sistemet e informacionit dhe rezervimet në agjencitë e udhëtimit Shërbimet e klientit në hotel Sistemet e informacionit dhe rezervimet në hotel Trajtimi i ujërave të zeza Edukimi dhe perceptimi mjedisor |
c) Lëndë të specializimeve; |
Zhvillimi dhe planifikimi i turizmit Ekonomia e turizmit dhe biznesi Produkti turistik Teza(punimi i diplomës) Industria hoteliere Menaxhimi i shërbimit të ushqimit Lidershipi Teza(Punimi i diplomës) Projekti studimor mjedisor Menaxhimi dhe mbrojtja e mjedisit Metodat e kërkimit Teza (Punimi diplomës) |
d) Lëndë interdiciplinare; |
Biznesi në turizëm dhe hoteleri Hyrje në Turizëm dhe hoteleri Hyrje në shkencat mjedisore Pyjet dhe pejsazhet Hyrje në ekonomi Kontabiliteti në turizëm dhe hoteleri E drejta dhe politika mjedisore Menaxhimi mjedisor dhe industria Organizimi dhe menaxhimi i ngjarjeve E drejta në turizëm dhe hoteleri Toksikologjia mjedisore Menaxhimi i cilësisë së ajrit Financat në turizëm dhe hoteleri Ndotja dhe mbrojtja e tokës
|
Naziv studijskog programa: |
“Menadžment u Turizmu” (na bosanskom jeziku) |
Nivo kvalifikacije prema KKK: |
Visoko obrazovanje – I Ciklus Bolonje – Bachelor 6. Nivo |
Broj ECTS kredita: |
Ukupno 180 ECTS, za jednu godinu 60 ECTS |
Akademski stepen (stečena kvalifikacija): |
BSc. – Bachelor nauka za Menadžment u turizmu (na bosanskom jeziku) |
Trajanje studijskog programa (prema odluci KAA): |
2022-2025 |
Cilj i objektivi studijskog programa:
|
Cilj:
Program „Menadžment u Turizmu“ na bosanskom jeziku je osmišljen na takav način da studentima omogući obavljanje poslova vezanih za menadžment u turizmu u domaćem i međunarodnom okruženju.
Objektivi programa: ü Pripremiti kadrove sposobne za rukovođenje u turizmu koristeći nova znanja i vještine iz ove oblasti studija; ü Da budu u stanju da pravilno interpretiraju koncepte koji se odnose na menadžment u turizmu; ü Identifikacija, istraživanje i procjena problema u turističkoj industriji; ü Osposobljavanje studenata za timski rad i saradnju sa stručnjacima svih relevantnih struka u sektoru menadžmenta u turizmu; ü Stvoriti vještine upravljanja vremenom, kao i izvršavanje dodijeljenih zadataka u određenom vremenskom periodu; ü Stvaranje vještina kod studenata za rad iz oblasti turističkog menadžmenta u privatnim i javnim institucijama; ü Razviti napredno multidisciplinarno obrazovanje u turističkoj industriji, koje će doprinijeti razumijevanju i rješavanju problema u ovoj industriji; ü Razviti analitičke,funkcionalne kritičke sposobnosti u pronalaženja rješenja iz oblasti koje se odnose na turističku industriju. |
Očekivani ishodi učenja programa: |
Teorijska izrada predmeta za nastavni plan i program „Menadžmenta u Turizmu“ na bosanskom jeziku podstaći će studente da razumiju i analiziraju pitanja koja se odnose na izazove poslovnog menadžmenta u turističkoj industriji koje se odnose na turizam, menadžment, finansije, marketing, računovodstvo i preduzetništvo. |
Nastavni postupci: |
Nastava je organizovana sa punim radnim vremenom i uključuje niz planiranih aktivnosti za postizanje ciljeva predmeta i programa u cjelini. Ove aktivnosti uključuju: predavanja, labaratorijski rad, vježbe teorijske i praktične, seminare, naučna istraživanja, mentorstvo studenata idr. |
Procedure i vrste ocjenjivanja koje se koriste (ocjenjivanje studenata): |
Mehanizmi ocjenjivanja studenata predstavljeni su u nastavnom planu i programu (Silabusu) za svaki predmet koji objezbjeđuju pravednu i objektivnu evaluaciju tj. ocjenu. Svaki profesor ima obavezu da studentima prezentira nastavni plan i program prije početka predavanja sa posebnim osvrtom na pojašnjenje metoda ocjenjivanja. ü Prisutnost na predavanjima ü Prisutnost na vježbama ü Seminarski rad ü I Kolokvijum ü II Kolikvijum ü Završni ispit ü Ukupno 100% |
Podjela programskih predmeta prema važnosti: |
|
a) Opšti predmeti: |
– Osnovi menadžmenta – Finansijska matematika – Mikroekonomija – Makroekonomija – Akademsko pisanje i komunikacija – Uvod u statistiku – Engleski jezik I – Upravljanje Lideršip – Menadžment ljudskih resursa – Praktična nastava – Diplomski rad |
b) Izborni predmeti; |
– Osnovi marketinga u turizmu i ugostiteljstvu – Kulturno historijsko nasleđe – Nemački jezik I – Engleski jezik II – Nemački jezik II – Održivi razvoj i turizam – Menadžment prodaje u turizmu – Razvoj turističkih proizvoda – Poznavanje i tehnologija hrane i pića – Istraživanje turističkog tržišta – Organizacija hotela i recepcijsko poslovanje – Strategijski menadžment u turizmu |
c) Predmeti – Specijalizacija: |
– Uvod u turizmu i ugostiteljstvu – Osnovi biznisa u turizmu i ugostiteljstvu – Informatika u turizmu – Osnovi računovodstva u turizmu – Finansije u turizmu i ugostiteljstvu – Ekonomija u turizmu – Međunarodni turizam – Sredina turističkog biznisa – Menadžment turističke destinacije – Menadžment turističkih proizvoda – Turističke agencije |
d) Interdisciplinarni predmeti: |
– Pravo u turizmu i ugostiteljstvu – Ekologija |
Fakulteti i Agrobiznesit
INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
Informacione rreth programit të studimit Teknologji e Prodhimit Bimor
Emri i institucionit: |
Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë |
Fakulteti/Departamenti: |
Fakulteti i Agrobiznesit |
Emri i programit të studimit: |
Bachelor i Shkencës në Teknologji e prodhimit bimor |
Akreditim/Riakreditim: |
Riakreditim (2022 – 2025) |
Niveli i kualifikimit sipas KKK: |
ISCED VI |
Diploma akademike apo emërtimi i diplomës: |
Bachelor |
ECTS: |
180 |
Kodi i Zonës së Subjektit Erasmus (ESAC): |
01.0 |
Forma e studimeve: |
Full E rregullt Time |
Kohëzgjatja minimale e studimeve: |
3 vite |
Numri i vendeve të studimit / Kuota: |
60 |
QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E PROGRAMIT TË STUDIMIT
Fakulteti i Agrobiznesit përmes programit studimor “Teknologji e prodhimit bimor” ka për qëllim aftësimin e kuadrove të reja shkencore dhe profesionale në fushën e teknologjisë ushqimore, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës e posaçërisht regjionit të Dukagjinit si një regjion që parqet potencialin më të madh në vend për zhvillimin e sektorit të Agro-industrisë.
Objektivi kryesor i këtij programi është që studentëve të cilët janë të interesuar që të marrin një diplomë nga fusha e teknologjisë se prodhimit bimor, t’ju ofrojë një arsimim profesional dhe të specializuar përmes aplikimit të metodave të avancuara dhe bashkëkohore me fokus në sistemet të prodhimit dhe teknologjisë së prodhimit bimor përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës nga fusha deri në tryezë. Njohuritë e avancuara të arritura përmes këtij programi do t’ju shërbejnë të diplomuarve që të punojnë në kompani private dhe publike apo për të filluar biznese të reja, posaçërisht në viset bujqësore rurale.
Programi i studimit ka një koncept të mire-përcaktuar didaktik dhe kërkimor. Si rrjedhojë e kësaj qasje të studimit, metodave të hulumtimit dhe mënyrave të mësimit që ofron ky program, mundësohen njohuri të avancara efektive dhe të pranueshme për studentët. Programi mundëson krijimin e aftësive konkurruese të studentëve në sektorin e sistemeve të ushqimit.
REZULTATET E PRITSHME TË MËSIMIT TË PROGRAMIT
Disa nga rezultatet e pritura dhe kompetencat e arritura pas përfundimit të studimeve në programin Teknologji e prodhimit bimor janë si më poshtë:
- Demonstron njohuri teorike edhe shkathtësi praktike ne fushën e teknologjisë së prodhimit bimorë,
- Njeh metodat më të avancuara të teknologjisë dhe prodhimit të produkteve bimore,
- Posedon njohuri dhe shkathtësi për të punuar në ndërmarrje të ndryshme prodhuese dhe përpunuese të produkteve bimore,
- Kompetent ne proceset prodhuese dhe konsulenc te pavarur në fushën e teknologjisë dhe të prodhimit të produkteve bimore,
- Demonstron shkathtësi në përdorimin a pajisjeve dhe aparaturave laboratorike në analizat e cilësisë kimiko – fizike, si dhe hulumtimet në cilësinë e produkteve ushqimore,
- Kompetentë që të punojnë në projekte hulumtuese dhe shkencore.
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES
Forma dhe metodologjia e mësimdhënies bazohet në:
- Prezantim të leksioneve përmes projektorit,
- Dialog me student – metoda interaktive,
- Raste studimore,
- Prezantim të seminareve,
- Ushtrime laboratorike,
- Punë në terren/punë praktike
PROCEDURAT DHE LLOJET E VLERËSIMIT TË PËRDORURA
Vlerësimi do të jetë i vazhdueshëm, detyra dhe ushtrime, teste dhe prezantime.
- Vlerësimi i parë intermedier: 25%
- Vlerësimi i dytë intermedier 25%
- Detyrat e shtëpisë dhe seminaret: 10%
- Vijueshmëria e rregullt: 5%
- Provimi final: 35%
- Totali 100%
INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
Informacione rreth programit të studimit Agromjedis dhe Agroekologji
Emri i institucionit: |
Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë |
Fakulteti |
Fakulteti i Agrobiznesit |
Emri i programit të studimit: |
Bachelor i Shkencës në Agromjedis dhe Agroekologji |
Akreditim-Periudha kohore: |
2022 – 2025 |
Niveli i kualifikimit sipas KKK: |
VIISCEDVII |
Diploma akademike apo emërtimi i diplomës: |
Bachelor i Shkencës në Agromjedis dhe Agroekologji |
ECTS: |
180 |
Kodi i Zonës së Subjektit Erasmus (ESAC): |
01.0 |
Forma e studimeve: |
Full E rregullt Time |
Kohëzgjatja minimale e studimeve: |
3 vite ose 6 semestra |
Numri i vendeve të studimit / Kuota: |
50 |
QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E PROGRAMIT TË STUDIMIT |
Fakulteti i Agrobiznesit përmes programit studimor “Agromjedis dhe Agroekologji ” ka për qëllim aftësimin e kuadrove të reja shkencore dhe profesionale në fushën e agromjedisit dhe agroekologjis, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës e posaçërisht regjionit të Dukagjinit si një regjion i cili parqet potencial të madh në vend për zhvillimin e sektorit të agromjedisit. Objektivi kryesor i këtij programi është që studentëve të cilët janë të interesuar që të marrin një diplomë nga fusha e agroekologjis dhe agromjedisit, t’ju ofrojë një arsimim profesional dhe të specializuar përmes aplikimit të metodave të avancuara dhe bashkëkohore. Njohuritë e avancuara të arritura përmes këtij programi do t’ju shërbejnë të diplomuarve që të punojnë në kompani private dhe publike apo për të filluar biznese të reja, posaçërisht në viset bujqësore rurale. |
REZULTATET E PRITSHME TË MËSIMIT TË PROGRAMIT |
Programi Agromjedis dhe Agroekologji është i strukturuar mire dhe ofron qasje bashkekohore të studimeve. Disa nga rezultatet e pritura dhe kompetencat e arritura pas përfundimit të studimeve janë si më poshtë: v Studentët përvetësojnë njohuri teorike, hulumtuese dhe shkathtësi praktike v Përmes punës hulumtuese në laboratorët e Fakultetit të Agrobiznesit dhe Institutin Bujqësor të Kosovës në Pejë, do të zhvillojnë shkathtësi në përdorimin a pajisjeve laboratorike dhe në analiza të ndryshme qe do të zhvillohen v Studentët aftësohen për punësim në sektorin privat dhe publik si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit. v Të diplomuarit përvetësojnë njohuri dhe shkathtësi për të punuar në ndërmarrje të ndryshme agro-përpunuese në Kosovë dhe më gjerë. v Studentët janë kompetentë që të punojnë në projekte hulumtuese dhe shkencore v Studentet do te jenë të kualifikuar të ndjekin studime në nivle me të larta të studimeve |
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES |
Forma dhe metodologjia e mësimdhënies bazohet në: v Prezantim të leksioneve përmes projektorit, v Dialog me student – metoda interaktive, v Raste studimore, v Prezantim të seminareve, v Ushtrime laboratorike, v Punë në terren/punë praktike |
PROCEDURAT DHE LLOJET E VLERËSIMIT TË PËRDORURA | |
Vlerësimi do të jetë i vazhdueshëm, detyra dhe ushtrime, teste dhe prezantime. | |
Vlerësimi i parë intermedier: | 25% |
Vlerësimi i dytë intermedier | 25% |
Detyrat e shtëpisë dhe seminaret | 10% |
Vijueshmëria e rregullt: | 5% |
Provimi final: | 35% |
Totali | 100% |
INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
Informacione rreth programit të studimit Teknologji Ushqimore
Emri i institucionit: |
Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë |
Fakulteti/Departamenti: |
Fakulteti i Agrobiznesit |
Emri i programit të studimit: |
Bachelor i Shkencës në Teknologji Ushqimore |
Akreditim/Riakreditim: |
Riakreditim (2022 – 2025) |
Niveli i kualifikimit sipas KKK: |
ISCED VI |
Diploma akademike apo emërtimi i diplomës: |
Bachelor |
ECTS: |
180 |
Kodi i Zonës së Subjektit Erasmus (ESAC): |
01.3 |
Forma e studimeve: |
Full E rregullt Time |
Kohëzgjatja minimale e studimeve: |
3 vite |
Numri i vendeve të studimit / Kuota: |
60 |
QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E PROGRAMIT TË STUDIMIT
Fakulteti i Agrobiznesit përmes programit studimor “Teknologji e Ushqimore” ka për qëllim aftësimin e kuadrove të reja shkencore dhe profesionale në fushën e teknologjisë ushqimore, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës e posaçërisht regjionit të Dukagjinit si një regjion që parqet potencialin më të madh në vend për zhvillimin e sektorit të Agro-industrisë.
Objektivi kryesor i këtij programi është që studentëve të cilët janë të interesuar që të marrin një diplomë nga fusha e teknologjisë ushqimore, t’ju ofrojë një arsimim profesional dhe të specializuar përmes aplikimit të metodave të avancuara dhe bashkëkohore me fokus në sistemet të prodhimit dhe teknologjsë ushqimore përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës nga fusha deri në tryezë. Njohuritë e avancuara të arritura përmes këtij programi do t’ju shërbejnë të diplomuarve që të punojnë në kompani private dhe publike apo për të filluar biznese të reja, posaçërisht në viset bujqësore rurale.
Programi i studimit ka një koncept të mire-përcaktuar didaktik dhe kërkimor. Si rrjedhojë e kësaj qasje të studimit, metodave të hulumtimit dhe mënyrave të mësimit që ofron ky program, mundësohen njohuri të avancara efektive dhe të pranueshme për studentët. Programi mundëson krijimin e aftësive konkurruese të studentëve në sektorin e sistemeve të ushqimit.
REZULTATET E PRITSHME TË MËSIMIT TË PROGRAMIT
Disa nga rezultatet e pritura dhe kompetencat e arritura pas përfundimit të studimeve në programin Teknologji Ushqimore janë si më poshtë:
- Studentët përvetësojnë njohuri teorike, hulumtuese dhe shkathtësi praktike
- Përmes punës hulumtuese në laboratorët e Fakultetit te Agrobiznesit dhe Institutin Bujqësor të Kosovës në Pejë, do të zhvillojnë shkathtësi në përdorimin a pajisjeve laboratorike dhe në analiza të ndryshme qe do të zhvillohen
- Studentët familjarizohen me metodat më të avancuara të përfitimit të produkteve bimore përmes aplikacionit të shkencës së teknologjisë së prodhimit bimor.
- Studentët aftësohen për punësim në sektorin privat dhe publik si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.
- Të diplomuarit përvetësojnë njohuri dhe shkathtësi për të punuar në ndërmarrje të ndryshme agro-përpunuese në Kosovë dhe më gjerë.
- Studentët janë kompetentë që të punojnë në projekte hulumtuese dhe shkencore
- Studentet do te jenë të kualifikuar të ndjekin studime në nivele me të larta të studimeve.
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES
Forma dhe metodologjia e mësimdhënies bazohet në:
- Prezantim të leksioneve përmes projektorit,
- Dialog me student – metoda interaktive,
- Raste studimore,
- Prezantim të seminareve,
- Ushtrime laboratorike,
- Punë në terren/punë praktike
PROCEDURAT DHE LLOJET E VLERËSIMIT TË PËRDORURA
Vlerësimi do të jetë i vazhdueshëm, detyra dhe ushtrime, teste dhe prezantime.
- Vlerësimi i parë intermedier: 25%
- Vlerësimi i dytë intermedier 25%
- Detyrat e shtëpisë dhe seminaret: 10%
- Vijueshmëria e rregullt: 5%
- Provimi final: 35%
Totali
Fakulteti i Arteve
1. Përmbajtja e shkurtër e programit të studimeve themelore Baçelor
Emri i programit të studimit |
Edukim në Muzike |
Niveli i kualifikimit sipas KKK (me shkurtesat BA, MA, PhD, program |
Niveli VI – BA |
Numri i ECTS Kredive |
240 |
Grada Akademike (Kualifikimi i fituar) |
Bachelor i Arteve – Edukim në Muzike (BA) |
Kohëzgjatja e programit të studimit (sipas vendimit të AKA-së) |
2021-2024 |
Kohëzgjatja minimale e studimeve |
4 vite / 8 semestra |
2.Qëllimi dhe objektivat e programit të studimit;
Qëllimi kryesor i programit “Edukim në Muzikë (BA)” është ngritja e cilësisë pedagogjike muzikore dhe formimi profesional i studentëve përmes të cilëve do të ngritet niveli i pedagogëve muzikor. Qasja hulumtuese në këtë drejtim ka për qëllim shtjellimin e metodave bashkëkohore të punës pedagogjike.
Qëllimet kryesore të programit janë:
Të ofroj kushte për hulumtime mbi metoda të ndryshme përmes të cilave arrihen rezultate konkrete mbi edukimin muzikor.
Të ofroj program i cili përfshinë studimin e thellë dhe profesional muzikor i cili do të ndikojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të studentëve dhe do t’ju siguroj atyre nivel të lartë profesional.
Të ndikoj në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë dhe personalitetit tek studenti, ku përmes kësaj roli tij në shoqëri do të jetë aktiv në zhvillimin kulturor.
T’u lehtësoj punën praktike në institucionet arsimore duke studiuar anën psikologjike të nivelit ku ata i bartin njohuritë e fituara.
Edukimin e studentëve me literaturë bashkëkohore nga lëndët respektive edukative;
Pregaditjen e studentëve për punë individuale;
Pregaditjen e studentëve për studime post diplomike;
Organizimin e vizitave obligative në shkolla të muzikës si pjesë e mësimit praktik;
Organizimin e master kurseve me profesorë, mysafir të huaj dhe eminent në instrumente dhe këndim për pregaditjen e solistëve dhe profesorëve të ardhshëm.
Të plotësojë nevojat e studentëve të cilët mendojnë të vazhdojnë karrierën në fushën e muzikës dhe zhvillimin e muzikalitetit, motivimi primar i të cilëve është të fitojnë aftësi muzikore qoftë interpretuese qoftë perceptuese dhe krijuese, të cilat do të i përdorin në kontekste profesionale;
3.Rezultatet e pritshme të mësimit të programit;
Studimi muzikor profesional kontribuon në zhvillimin sa më të plotë të personalitetit të studentëve per t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë, të kulturuar e të arsimuar nga aspekti muzikor;
Të ofrojë kushte për t’u njohur me kulturen muzikore botërore dhe atë kombëtare nga format, gjinitë dhe zhanret e ndryshme të muzikës artistike;
T’u ofrojë studentëve mundësinë për të jetuar dhe studiuar jashtë vendit në kuadër të programeve të këmbimit të studentëve;
Të siguroj lehtësi për të kuptuarit e mjedisit shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë muzikantët profesionistë në shoqëri;
Të ofroj kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësit që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
Mbështetje për të çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre, dhe për të marrë përgjegjësi në proçesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional;
-
Procedurat e mësimdhënies:
Metodat e ligjërimit janë kolektive, grupore , dhe individuale, përdorim i interaksionit si individual ashtu dhe ndër-studentor.
-
Procedurat dhe llojet e vlerësimit të përdorura (notimi i studentëve)
- Vlerësimi i studentit
Vlerësimi i studentëve bëhet përmes mekanizmave si në vijim:
- Vlerësimi dhe notimi i studentëve
10 |
Shkëlqyeshëm: Rezultate të shkëlqyera me gabime të arsyeshme |
9 |
Shumë Mirë : Njohuri mbi mesatare me disa gabime |
8 |
Mirë: Rezultate solide |
7 |
Në Rregull: Njohuri të mira, me mangësi |
6 |
Mjaftueshëm: Njohuri, plotëson kërkesat minimale |
5 |
Dobët: Njohuri të mangëta, nuk i plotëson kërkesat minimale |
1. Përmbajtja e shkurtër e programit të studimeve themelore Baçelor
Emri i programit të studimit |
Edukim Artistik në Interpretim |
Niveli i kualifikimit sipas KKK (me shkurtesat BA, MA, PhD, program |
Niveli VI BA |
Numri i ECTS Kredive |
240 |
Grada Akademike (Kualifikimi i fituar) |
Bachelor i Arteve -Edukim Artistik në interpretim (BA) |
Kohëzgjatja e programit të studimit (sipas vendimit të AKA-së) |
2022-2025 |
Kohëzgjatja minimale e studimeve |
1 vit / 2 semestra |
2.Qëllimi dhe objektivat e programit të studimit:
Qëllimi kryesor i programit “Edukim Artistik ne Interpretim” është ngritja e cilësisë pedagogjike muzikore dhe formimi profesional i studentëve pas përfundimit të studimeve ushtrojnë veprimtarinë e pedagogjisë dhe artit përformues, në instrumentin qe kane perzgjedhur studentet .Gjithashtu me kete program do të ngritët niveli i pedagogëve instrumentist. Qasja artistike në këtë drejtim ka për qëllim shtjellimin e metodave bashkëkohore të punës pedagogjike.
Qëllimet kryesore të programit janë:
- Të ofroj kushte për hulumtime mbi metoda të ndryshme përmes të cilave arrihen rezultate konkrete mbi edukimin muzikor.
- Edukimin e studentëve ne një vend ku ata mund të krijojnë bazat mbi teorinë, dhe praktikën e teknikave në performancë.
- Të ofroj program i cili përfshinë studimin e thellë dhe profesional muzikor i cili do të ndikojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të studentëve dhe do t’ju siguroj atyre nivel të lartë profesional.
- Të ndikoj në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë dhe personalitetit tek studenti ku përmes kësaj roli tij në shoqëri do të jetë aktiv në zhvillimin kulturor.
- T’u lehtësoj punën praktike në institucionet arsimore duke studiuar anën psikologjike të nivelit ku ata i bartin njohuritë e fituara.
Qëllimi i parë në programin EAI është që të edukojë muzikantë të talentuar prej shkollave të mesme me eksperiencë në drejtim e programit përkatës, të cilat janë të përcaktuara nga drejtimet e programit.
Të diplomuarit nga programi EAI fitojnë njohuri të nevojshme për të përcjellur këto njohuri edhe në fushën e veprimtarisë arsimore, të cilat janë të përcaktuara nga drejtimet e programit. Pas përfundimit të suksesshëm të drejtimeve të programit, të diplomuarit janë në gjendje të vazhdojnë studimet e tyre në nivelin master (ne drejtimin: moduli pedagogjik dhe moduli interpretativ), ku aftësitë dhe kompetencat e tyre muzikore nga drejtimi i tyre i përzgjedhur do të mundësoj t’i përcjell si edukator apo artist i drejtimit pedagogjik.
Pas diplomimit, shumë studentë do të mund të ndjekin karrierën si muzikantë, si anëtarë të orkestrave apo në ansamble të muzikës së dhomës, dhe të jenë aktiv si pedagog në shkollat e ulëta dhe të mesme profesionale,gjithashtu duhet cekur se pergatitur edhe instrumentiste per shkollat e pergjithshme ne ciklin e arsimit fillor
3, Rezultatet e pritshme të mësimit të programit;
- Të ekzekutoj si solist;
- Të jetë anëtar/Instrumentalist në orkestra muzikore;
- Solist dhe anëtar i muzikës së dhomës dhe ansambleve tjera muzikore;
- Edukimin nxënësve në instrumente frymore,instrumente me harqe dhe tela,Piano,Kitare ,Solokëndim dhe muzikë të dhomës në shkolla të ulëta të muzikës dhe shkolla të mesme të muzikës;
- Kryerjen e hulumtimeve profesionale në fushën e instrumente frymore,instrumente me harqe dhe tela,Piano , Solokëndim dhe ekzekutimin artisitik;
-Udhëheqjen e formacioneve të ndryshme instrumentale frymore amatore apo profesionale; Të jetë anëtare e koreve profesionale
-Kryerjen e të gjitha veprimetarive dhe aktiviteteve për të cilat kërkohet shkolla e lartë e muzikës, përfshirë edhe si udhëqës të departametit në sesionin e frymore,instrumente me harqe dhe tela,Piano ,Solokëndim.
4.Procedurat e mësimdhënies:
Programi Edukim Artistik ne Interpretim është strukturar ne ketë formë:
- Viti I-rë ka 7 lëndë obligative dhe një zgjedhore në të cilat merrën njohuritë baze ndërdisiplinore dhe korrespondojnë me të gjitha modulet tjera; B.Viti II-të ndahët në katër module:
- Moduli Instrumenteve Frymore;
- Moduli Instrumenteve Harkore;
- Moduli Solokëndim;
- Moduli Instrumenteve Piano/Kitare;
- Viti II, III dhe IV në këto vite do të merren njohuritë profesionale për te gjitha modulet.
Lëndët varësisht nga ngarkesa e tyre kanë 3 deri 10 kredi, por ato dallojnë për nga shtrirja kohore dhe lloji i aktiviteteve në të cilat angazhohen studentët.
Disa lëndë kanë më shumë ushtrime e punë praktike, e disa më pak. Pra, kjo është një arsye pse nuk kanë numër të njejtë të kredive, ato dallohen për nga numri i orëve që parashihet për punë praktike, të pavarur e hulumtime nga studenti.
Shembull: Një lëndë prej 4 ECTS/100 orë pune mund të llogaritet si në vijim:
- Orë mësimi me mësimdhënësin: ligjëratat 2 orë/në javë x 15 javë/një semestër = 30 orë.
- Konsultimi me mësimdhënësin: 5 orë.
- Koha e studentit për mësim individual (e llogaritur): puna në projekt = 30 orë.
- Detyrat e shtëpisë dhe mësimi individual = 15 orë.
- Përgatitja për provime = 20 orë.
5, Procedurat dhe llojet e vlerësimit të përdorura (notimi i studentëve)
10 |
Shkëlqyeshëm: Rezultate të shkëlqyera me gabime të arsyeshme |
9 |
Shumë Mirë : Njohuri mbi mesatare me disa gabime |
8 |
Mirë: Rezultate solide |
7 |
Në Rregull: Njohuri të mira, me mangësi |
6 |
Mjaftueshëm: Njohuri, plotëson kërkesat minimale |
5 |
Dobët: Njohuri të mangëta, nuk i plotëson kërkesat minimale |
I am text block. Click edit button to change this text. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.