fbpx

Fakulteti i Biznesit

Emërtimi i programit të studimit;

Menaxhim Biznesi

Niveli i kualifikimit sipas KKK;

Arsimi i lartë – Cikli i dytë i Bolonjës (Master) MSc, Niveli i 7-të, sipas

Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK);

Numri ECTS kredive;

Gjithsej 120 ECTS, për një vit 60 ECTS

Grada akademike (kualifikimi i fituar);

Master i Shkencës në Menaxhim Biznesi (MSc)

Modulet:

1. Menaxhim Biznesi;

2. Banka dhe Financa;

3. Kontabilitet dhe Auditim.

Kohëzgjatja e programit të studimit:

2 vite, 4 semestra

Qëllimi dhe objektivat e programit të studimit;

Programi i studimeve Master në Menaxhim Biznesi është një kurrikulë e studimeve të avancuara që ofron arsimim profesional në këtë fushë të rëndësishme të studimit.

Është një model studimor i nivelit të lartë i projektuar për të siguruar njohuri të plotë në Menaxhim Biznesi. Kursi ofron lidhshmëri mes teorisë dhe praktikave që ofrojnë bazament dhe diversitetet të udhëheqjes së biznesit.

Duke   e   marrë   parasysh   se   shumica   e   punëdhënësve   në Republikën  e  Kosovës  janë  nga  ndërmarrjet  e  vogla  dhe  të mesme  dhe  poashtu  një  pjesë  e  konsiderueshme e  START  UP bizneseve si dhe kërkesave aktuale të tregut dhe pritjeve të shumta në fushën e të menaxhuarit në biznes, organizimi i kurseve të studimit Menaxhim Biznesi me specializim në Menaxhim Biznesi, Banka dhe Financa dhe Kontabilitet dhe Auditim, janë me fokus kyçë në menaxhimin dhe përkrahjen dhe zhvillimin e tyre.

Programi   Menaxhim Biznesi ka për objektiv t’i përgjigjet nevojës për  personel  të   kualifikuar,  ku   studentët  të   diplomuar  nga programi Master në Menaxhim Biznesi do të kualifikohen për të punuar në kuadër të ekonomisë së tregut si dhe udhëheqjës profesionale të një biznesi. Të vetëdijshëm për sfidat dhe nevojat që po krijohen nga ndryshimet e tregut ekonomistët duhet të jenë të    aftë   t’i   zgjidhin   problemet   komplekse   ekonomike   që vazhdimisht paraqiten në botën e ekonomisë, Fakulteti i Biznesit ofron këtë program për të prodhuar sa më shumë studentë profesional si zgjidhje adekuate.

Misioni  studimor i  programit Master  i  Shkencave në  Menaxhim Binzesi është të vazhdojë të zhvillojë një mundësi kërkimore për mësimdhënësit, studentët dhe të diplomuarit në mënyrë që të kontribuojnë në zhvillimin e Pejës dhe vendit duke krijuar një mjedis konkurrent dhe një program akademik transformues të bizneseve në kushtet e ekonomisë së dijes.

Programi Master ne Menaxhim Biznesi i Fakultetit të Biznesit është i dizajnuar për të përmbushur kërkesat themelore dhe standardet për përgatitjen e një stafi menaxherial dhe profesional dhe për të përmirësuar karrierën profesionale. Programi ka për qëllim të mbështesë studentët në zhvillimin e një sërë aftësish konceptuale dhe praktike, të cilat do t’i përgatisin për të punuar ne menaxhim bizneseve të ndryshme, institucione fiannciare, financa dhe auditim dhe në fusha të ngjashme. Programi

Rezultatet e pritshme të mësimit të programit;

Të ofrojë njohuri nga fushat themelore të menaxhimit të biznesit dhe të ekonomisë.

o  Një kuptim sistematik të njohurive, duke e përfshirë aty ku është e përshtatshme, njohuri relevante jashtë fushës së menaxhimit të biznesit dhe të ekonomisë;

o  Të   fitojë   njohuri   të   avancuara   dhe   kuptim   kritik   të koncepteve  kryesore,  metodologjive, përparimeve aktuale, qasjeve teorike dhe supozimeve në fushën e menaxhimit të biznesit dhe ekonomisë, si dhe një perspektivë interdisiplinare në fushën e menaxhimit të bankave, financave, kontabilitetit dhe auditimit;

o  Të theksojë dhe të ndihmojë lidhjen midis përvojës praktike dhe perspektivës akademike dhe aftësive teknike për zgjidhje të problemeve në fushën e menaxhimit të biznesit, ekonomisë, bankave, financave, kontabilitetit dhe auditimit.

o  Të  fitojë  aftësi  të  zhvilluara  për:  mbledhjen,  rishikimin, vlerësimin dhe interpretimin e informacionit;

o  Të   promovojë   njohuri   dhe   informacion   mbi   mjedisin bashkëkohor biznesor lokal dhe ndërkombëtar.

o  Të   zhvillojë   kuptimin   konceptual   të   studentëve   për praktikat dhe qasjet moderne të menaxhimit të biznesit, bankave, financave, kontabilitetit dhe auditimit.

o  Të zhvillojë aftësitë e studentëve që të punojnë në mënyrë efektive në  suaza  të  komunitetit të  biznesit, në  sektorin qeveritar, në sektorin financiar dhe në organizatat jo- qeveritare.

o  T’i  mësojë  studentët  të  shkruajnë,  prezantojnë  punimet hulumtuese  dhe  të  përgatitin  projekte  hulumtuese  nga lëmi i menaxhimit të biznesit, ekonomisë, bankave, financave, kontabilitetit dhe auditimit.

    o  Të   zhvillojë   aftësi   të    përgjithshme   kritike,   analitike, funksionale, krahasuese dhe aftësi për zgjedhje të problemeve  të  cilat  mund  të  zbatohen  në  suaza  të menaxhimit të biznesit dhe ekonomisë.

   o  Të fitojë aftësinë për të vazhduar studimet akademike apo kërkimore të fushës së menaxhimit të biznesit dhe ekonomisë në nivel më të lartë të shkollimit.

Procedurat e mësimdhënies;

Kurrikulat e këtij programi janë përgatitur në mënyrë të tillë që studentët krahas pjesës teorike të zhvillojnë edhe pjesën praktike sidomos në ato lëndë për të  cilat kjo gjë është  e  nevojshme. Raporti ndërmjet pjesës teorike dhe asaj praktike në shumicën e kurrikulave është 50:50 por në disa kurrikula edhe 60:40.

Pjesa praktike do të realizohet në institucione, biznese me të cilat Universiteti “Haxhi Zeka”/respektivisht Fakulteti i Biznesit ka memorandume/Marrëvedhje Bashkëpunimi.

Metodologjia e mësimdhënies:

–    Ligjërata interaktive, prezantime në Power point;

–    Analiza dhe shembuj praktik;

–    Diskutime;

–            Ushtrime me shembuj të ndryshëm nga fusha të ndryshme të ekonomisë;

–            Detyrat do të prezantohen dhe diskutohen në klasë nga të gjithë studentët në frymën e një interaksioni produktiv, ku studentët do të mësojnë nga njeri tjetri me inputet e mësimdhënësit aty ku është e nevojshme.

Procedurat dhe llojet e vlerësimit të përdorura (notimi i studentëve);

Pjesa e vlerësimit dhe notimit të studentëve varet nga lënda dhe kriteret e përdorura në mënyrë individuale nga mësimdhënesi i lëndës. Studenti vlerësohet gjatë gjithë semestrit (teste, seminare, pjesëmarrje, projekte, etj), si psh:

Pjesemarrja dhe aktiviteti ……………………………10%

Testi I …………………………………………………………. 35%

Testi II ………………………………………………………….35%

Projekti hulumtues ose shkencor………………….20%, ose edhe sipas formës tjetër

Projekti hulumtues ose shkencor………50%

Provimi final…………………………………….50%

 Ndarja e lëndëve të programit sipas rëndësisë:

 

 

a)  Lëndë të përgjithshme;

1.   Metodat Cilësore në Kërkim Shkencor

2.   Ekonomiksi i Avancuar Menaxherial

3.   Teoritë Bashkëkohore të Organizimit

4.   Menaxhmenti Financiar i Avancuar

5.   Metodat dhe Teknikat Sasiore në Kërkim Shkencor

6.   Menaxhimi Strategjik i Avancuar

7.   Sistemet e Informacionit të Menaxhimit

8.   Mjedisi Biznesor Ndërkombëtar

9.   Mësimi Praktik dhe Zhvllimi i Karrierës

10. Punimi i Diplomës – Master

b)  Lëndë zgjedhore;

1.   Menaxhimi i PPP-ve

2.   Menaxhimi i Kapitalit të Bankës dhe Sigurimeve

3.   Auditimi i Brendshëm

4.   Menaxhimi Total i Cilësisë

5.   Ekonometria Financiare

6.   Kontabiliteti Financiar i Avancuar

7.   Kontabiliteti i Kostos

8.   Bashkimi dhe Blerjet e Bizneseve

9.   Marketingu për Menaxherë

10. Etika në Biznes

11. Sjellja e Konsumatorëve

12. Tregjet dhe Financat Ndërkombëtare

13. Financat Digjitale

14. Menaxhimi i Riskut dhe Sigurimet

15. Politika Monetare

16. Vlerësimi i Rrezikut dhe Kontrolli në Korporata

17. Ligjet dhe Tatimet në Biznes

18. Pajtueshmeria dhe Integriteti në Institucionet Financiare

19. Auditimi i Performances

c)  Lëndë të specializimeve;

Moduli: Menaxhim Biznesi

1.   Menaxhimi i PPP-ve

2.   Menaxhimi Total i Cilësisë

3.   Ndërmarrësia dhe Inovacionet

4.   Menaxhimi i Projekteve të BE-së

5.   Lidershipi dhe Vendimmarrja

6.   Bashkimi dhe Blerjet e Bizneseve

7.   Marketingu për Menaxherë

8.   Etika në Biznes

9.   Sjellja e Konsumatorëve

Moduli: Banka dhe Financa

1.   Menaxhimi i Kapitalit të Bankës dhe Sigurimeve

2.   Ekonometria Financiare

3.   Menaxhimi i Institucioneve Financiare

4.   Financat e Avancuara të Korporatave

5.   Investimet dhe Menaxhimi i Portofolit

6.   Tregjet dhe Financat Ndërkombëtare

7.   Financat Digjitale

8.   Menaxhimi i Riskut dhe Sigurimet

9.   Politika Monetare

Moduli: Kontabilitet dhe Auditim

1.   Auditimi i Brendshëm

2.   Kontabiliteti Financiar i Avancuar

3.   Kontabiliteti i Kostos

4.   Qeverisja Korporative

5.   Auditimi i Avancuar

6.   Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimi

Financiar i Avancuar

7.   Vlerësimi i Rrezikut dhe Kontrolli në Korporata

8.   Ligjet dhe Tatimet në Biznes

9.   Pajtueshmeria dhe Integriteti në Institucionet Financiare

10. Auditimi i Performances

d)  Lëndë interdiciplinare;

1.   Metodat Cilësore në Kërkim Shkencor

2.   Metodat dhe Teknikat Sasiore në Kërkim Shkencor

3.   Sistemet e Informacionit të Menaxhimit

4.   Ekonometria Financiare

5.   Menaxhimi i Projekteve të BE-së

6.   Etika në Biznes

7.   Financat Digjitale

8.   Ligjet dhe Tatimet në Biznes

9.   Pajtueshmeria dhe Integriteti në Institucionet Financiare

Naziv studijskog programa;

Menadžment biznisa

Nivo kvalifikacije prema NOK;

Visoko obrazovanje – Drugi ciklus Bolonje (master) MSc, nivo 7, prema Nacionalnom okviru kvalifikacija (NOK);

Broj ECTS kredita;

Ukupno 120 ECTS, za jednu godinu 60 ECTS

Akademsko zvanje (stečena

kvalifikacija);

Master nauka u menadžmentu biznisa (MSc)

Moduli:

1. Menadžment biznisa;

2. Bankarstvo i finansije;

3. Računovodstvo i revizija.

Trajanje studijskog programa:

2 godine, 4 semestra

Svrha i ciljevi studijskog programa;

Program Master studija u Menadžmentu biznisa je nastavni plan i program naprednih studija koji pruža stručno obrazovanje u ovoj važnoj oblasti studija.

To je napredni model studija dizajniran da pruži sveobuhvatno znanje o Menadžmentu biznisa. Kurs pruža veze između teorije i prakse koje pružaju osnovu i diverzitet poslovnog vodstva.

Imajući u obzir da je većina poslodavaca u Republici Kosovo iz malih  i  srednjih  preduzeća,  takođe  značajan  dio  START  UP biznisa,  kao  i  trenutne  zahtjeve  tržišta  i  brojna  očekivanja  u oblasti menadžiranja biznisa, organizacija studijskih kurseva Menadžment   biznisa   sa   specijalizacijom   iz   menadžmenta biznisa, bankarstva i  finansija i  računovodstva i  revizije, imaju ključni fokus na njihovo upravljanje, podršku i razvoj.

Program  Menadžment  biznisa  ima  za  cilj  da  odgovori  na potrebu za kvalifikovanim kadrovima, gdje će diplomirani studenti na programu Master u Menadžmentu biznisa biti osposobljeni za rad u tržišnoj ekonomiji kao i za profesionalno vođenje  preduzeća.  Svjesni  izazova  i  potreba  koje  stvaraju tržišne promjene, ekonomisti moraju biti sposobni da rješavaju složene ekonomske probleme koji se konstantno javljaju u svijetu ekonomije, Fakultet biznisa nudi ovaj program kao adekvatno rješenje za stvaranje što većeg broja stručnih studenata.

Studijska misija programa Master Nauka u Menadžmentu biznisa je da nastavi da razvija istraživačku priliku za predavače, studente i diplomce kako bi doprinijeli razvoju Peći i zemlje stvaranjem konkurentnog okruženja i akademskog programa transformacije biznisa u uslovima ekonomije znanja.

Program Master u Menadžmentu biznisa, Fakulteta biznisa osmišljen je tako da ispuni osnovne uslove i standarde za pripremu menadžerskog i stručnog kadra te unapređenje profesionalne karijere. Program ima za cilj da podrži studente u razvoju niza konceptualnih i praktičnih vještina, koje će ih pripremiti za rad u menadžiranju različitim preduzećima, finansijskim institucijama, finansijama i reviziji i u sličnim oblastima

Očekivani ishodi učenja programa;

o      Da pruži znanja iz osnovnih oblasti menadžiranja biznisa i ekonomije;

o      Sistematsko razumijevanje znanja, uključujući ga gdje je to prikladno, relevantna znanja izvan oblasti menadžiranja biznisa i ekonomije;

o      Steći  napredna  znanja  i  kritičko  razumevanje  ključnih koncepata,  metodologija, aktuelnih  dostignuća, teorijskih pristupa i pretpostavki u oblasti menadžiranja biznisa i ekonomije, kao i interdisciplinarnu perspektivu u oblasti upravljanja bankama, finansijama, računovodstvom i revizijom;

o      Naglasiti  i  olakšati  vezu  između  praktičnog  iskustva  i akademske perspektive i tehničkih vještina rješavanja problema  u  oblasti  menadžiranja biznisa  ,  ekonomije, bankarstva, finansija, računovodstva i revizije;

o      Sticanje   razvijenih   vještina   za:   prikupljanje,   pregled, evaluaciju i tumačenje informacija;

o Promovirati znanje i informacije o savremenom lokalnom

i međunarodnom poslovnom okruženju;

o      Razviti   kod   studenata   konceptualno   razumijevanje modernih praksi i pristupa menadžmenta biznisa, bankarstva, finansija, računovodstva i revizije;

o      Razviti  vještine  studenata za  efikasan rad  u  kontekstu poslovne zajednice, u državnom sektoru, u finansijskom sektoru iu nevladinim organizacijama;

o      Naučiti studente da pišu, prezentuju istraživačke radove i pripremaju istraživačke projekte iz oblasti menadžmenta biznisa, ekonomije, bankarstva, finansija, računovodstva i revizije;

o      Razviti      opšte      kritičke,     analitičke,     funkcionalne, komparativne vještine i vještine rješavanja problema koje se mogu primijeniti u situacijama menadžiranja biznisa e ekonomiji;

o      Steći sposobnost za nastavak akademskih ili istraživačkih studija iz oblasti menadžiranja biznisa i ekonomije na višem nivou obrazovanja.

Procedure nastave;

Kurikulumi  ovog  programa  pripremljeni  su  tako  da  studenti, pored teorijskog, razvijaju i praktični dio, posebno iz onih predmeta za koje je to neophodno. Odnos između teorijskog i praktičnog  dijela  u  većini  nastavnih  planova  i  programa  je 50:50, a u nekim nastavnim planovima i programima čak 60:40.

Praktični  dio  će  se  odvijati  u  institucijama,  preduzećima  sa kojima Univerzitet “Haxhi Zeka”/odnosno Fakultet biznisa ima memorandume/sporazume o saradnji.

Metode predavanja i učenja u učionici:

    Prezentacija nastavne teme na PowerPointu;

    Ponavljanje prethodne teme od strane određene grupe studenata (analiza i diskusije);

    Teorijska    i     praktična    predavanja    koja    uključuju individualni rad, a posebno rad u grupama.

    Studijski slučajevi ili zadaci (za čas vježbi) koji se odnose na predavanu temu;

       Uzimanje  konkretnih  primjera  iz  literature  i  praktičnog znanja privatnih i javnih proizvodnih preduzeća i neprofitnih organizacija;

Učionice su opremljene kompjuterima i projektorima. Da bi dovršili različite zadatke predmeta, individualno i / ili kao grupa (domaći  zadaci),  studenti  moraju  koristiti  lične   računare  i internet.

Procedure i vrste ocjenjivanja koje se koriste (ocjenjivanje studenata);

Vrednovanje i ocjenjivanje studenata zavisi od predmeta i kriterijuma   koje   predmetni   predavač   pojedinačno   koristi. Student se  vrjednuje tokom cijlog  semestra (testovi, seminari, redovnost, projekti, itd.), kao što su:

Redovnost i aktivnost……………………………10%

Test I …………………………………………………… 35%

 Test II ……………………………………………………35%

Istraživanje  ili  naučni  projekat………………20%, ili  pak  na  drugi način

Istraživanje ili naučni projekat………50%

Završni ispit …………………………………50%

Podjela programskih predmeta prema važnosti:

 

a)  Opšti predmeti;

1.   Kvalitativne metode u naučnom istraživanju

2.   Napredna menadžerska ekonomija

3.   Savremene teorije organizacije

4.   Napredno finansijsko upravljanje

5.   Kvantitativne metode i tehnike u naučnom istraživanju

6.   Napredno strateško upravljanje

7.   Upravljanje informacionim sistemima

8.   Međunarodno poslovno okruženje

9.   Praktična nastava i razvoj karijere

10. Diplomski rad – Master

b)   Izborni predmeti;

1. Upravljanje JPP-om

2. Upravljanje kapitalom banaka i osiguranja

3. Interna revizija

4. Totalno upravljanje kvalitetom

5. Finansijska ekonometrija

6. Napredno finansijsko računovodstvo

7. Računovodstvo troškova

8. Spajanja i kupovine biznisa

9. Marketing za menadžere

10. Etika u biznisu

11. Ponašanje potrošača

12. Tržišta i međunarodne finansije

13. Digitalne finansije

14. Upravljanje rizicima i osiguranja

15. Monetarna politika

16. Procjena rizika i kontrola u korporacijama

17. Poslovni zakoni i porezi

18. Usklađenost i integritet u finansijskim institucijama

19. Revizija performanse

c)   Predmeti specijalizacija;

Modul: Mena d žment biznisa

1.   Upravljanje JPP-om

2.   Totalno upravljanje kvalitetom

3.   Preduzetništvo i inovacije

4.   Upravljanje projektima EU

5.   Liderstvo i odlučivanje

6.   Spajanja i kupovine biznisa

7.   Marketing za menadžere

8.   Etika u biznisu

9.   Ponašanje potrošača

Modul: Bankarstvo i finansije

1.       Upravljanje kapitalom banke i osiguranja

2. Finansijska ekonometrija

3. Upravljanje finansijskim institucijama

4. Napredne korporativne finansije

5. Investicije i upravljanje portfoliom

6. Tržišta i međunarodne finansije

7. Digitalne finansije

8. Upravljanje rizicima i osiguranje

9. Monetarna politika

 Modul: Računovodstvo i revizija

1.   Interna revizija

2.   Napredno finansijsko računovodstvo

3.   Računovodstvo troškova

4.   Korporativno upravljanje

5.   Napredna revizija

6.   Međunarodni računovodstveni standardi i napredno finansijsko izvještavanje

7.   Procjena rizika i kontrola u korporacijama

8.   Poslovni zakoni i porezi

9.   Usklađenost i integritet u finansijskim institucijama

10. Revizija performanse

d)  Interdisciplinarni predmeti;

1.   Kvalitativne metode u naučnom istraživanju

2.   Kvantitativne metode i tehnike u naučnom istraživanju

3.   Upravljanje informacionim sistemima

4.   Finansijska ekonometrija

5.   Upravljanje projektima EU

6.   Etika u biznisu

7.   Digitalne finansije

8.   Poslovni zakoni i porezi

9.   Usklađenost i integritet u finansijskim institucijama

Emërtimi i programit të studimit;

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

Niveli i kualifikimit sipas KKK;

Arsimi i lartë – Cikli i dytë i Bolonjës (Master) MSc, Niveli i 7-të, sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve

Numri ECTS kredive;

120 ECTS

Grada akademike (kualifikimi i fituar);

Master i Shkencës në Menaxhim të Burimeve Njerëzore (Msc në MBNJ)

Kohëzgjatja e programit të studimit 

Dy vite (4 semestra)

Qëllimi dhe objektivat e programit të studimit;

Programi i studimeve  master në Menaxhim të burimeve njerëzore është dizajnuar që të stimuloj mendimin kreativ në menaxhim te burimeve njerëzore dhe të përmbushë kërkesat e studentëve në aspektin e njohurive teorike dhe praktike të domosdoshëm për implementim në praktikë. 

Programi është organizuar si program katër semestral dhe  është plotësisht në përputhje me Sistemin Evropian të Transferit të Kredive (ECTS ). Ky program  ka për qellim të ofroj një përvojë intensive të zhvillimit personal të studentëve dhe paraqet një themel mbi të cilin studentët mund të ndërtojnë një karrierë profesionale në MBNJ.

Programi fillon me segmentin themelor  dhe është bazë që ofron njohuri solide nga të gjitha disiplinat kryesore dhe të specializuara të menaxhimit të burimeve njerëzore. Qëllim dhe objektiv i këtij programi  është edhe fitimi i njohurive  lidhur me aspekte te ndryshme menaxheriale  si dhe Interdisiplinare.   

Segmenti integrues ofron module të përqendruara në fusha studimi më të gjëra. Ky program po ashtu është dizajnuar që të zhvilloj edhe aftësitë praktike gjatë marrjes së te dhënave për hulumtime kërkimore të cilat kërkohen në lëndët përkatëse dhe posaçërisht në temën e masterit , kështu që është një përvojëpraktike me përqendrim në marrjen e vendimeve të bazuara në hulumtime dhe te dhëna konkrete nga bizneset dhe

institucionet qeveritare, si dhe organizatave joqeveritare

Rezultatet e pritshme të mësimit të programit;

Në fund të studimeve, studenti do të jetë në gjendje të:

•       Analizon njohuritë e fituara nga fushat themelore të menaxhimit të burimeve njerëzore; 

•       Demonstron lidhjen midis përvojës praktike dhe perspektivës akademike si dhe aftësive teknike për zgjidhje të problemeve;

•       Zbaton konceptet mbi praktikat dhe procedurat moderne të menaxhimit të burimeve njerëzore;

•       Zhvillon aftësitë që të punoj në mënyrë efektive në suaza të komunitetit të biznesit, në sektorin qeveritar dhe në organizatat joqeveritare; 

•       Zbaton aftësitë për të hulumtuar, mbledhur, rishikuar, vlerësuar dhe interpretuar informacionet e rëndësishme nga lëmi i menaxhimit dhe administrimit të burimeve njerëzore; 

•       Zhvillon aftësitë e përgjithshme kritike, analitike, funksionale, krahasuese dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve të cilat mund të zbatohen në suaza të menaxhimit të burimeve njerëzore;

•       Zhvillon njohuri për zgjidhje efektive dhe në përputhje me ligjin e punës për sfidat organizative si në nivel drejtues, ashtu edhe në nivel individual të punonjësve;

•       Demonstron aftësitë profesionale dhe kërkimore për të vazhduar studimet akademike apo shkencore të fushës së menaxhimit të burimeve njerëzore në nivel më të lartë të shkollimit .

Procedurat e mësimdhënies;

Raporti ndërmjet pjesës teorike dhe asaj praktike në shumicën e kurrikulave është 50:50 por në disa kurrikula edhe 60:40. Pjesa praktike do të realizohet në institucione, biznese me të cilat Universiteti “Haxhi Zeka”/respektivisht Fakulteti i Biznesit ka memorandume/Marrëveshje Bashkëpunimi.

Metodat e ligjërimit dhe mësimit në klasë:

–       Prezantimi i temës mësimore në Power Point; 

–       Përsëritja e temës paraprake nga grupi i caktuar i studentëve, analiza dhe diskutime;

–       Ligjërime teorike dhe praktike duke përfshirë këtu punën individuale e në veçanti atë grupore.

–       Raste studimi apo detyra (për orën e ushtrimeve) lidhur me temën e ligjëruar;

–       Marrja e shembujve konkret nga literatura dhe nga njohuritë praktike të ndërmarrjet prodhuese private e publike dhe të organizatat jo – fitimprurëse.

Klasa e mësimit e pajisur me kompjuterë,  projektorë dhe internet. Për të kompletuar detyrat e ndryshme të lëndës, secili individualisht dhe / ose si grup (detyrat e shtëpisë), studentët duhet të përdorin kompjuterët personal dhe internetin.

Procedurat dhe llojet e vlerësimit të përdorura (notimi i studentëve);

Pjesa e vlerësimit dhe notimit të studentëve varet nga lënda dhe kriteret e përdorura në mënyrë individuale nga mësimdhënësi i lëndës. Studenti vlerësohet gjatë gjithë semestrit (teste, seminare, pjesëmarrje, projekte, etj.), si p.sh.:

•       Pjesëmarrja dhe aktivitete ……………………… 5%

•       Test I …………………………………………………………… 15%

•       Test II ………………………………………………………….. 15%

•       Projekt hulumtues apo seminar …………………….15%

•       Provimi final  …………………………………………………50%

Ndarja e lëndëve të programit sipas rëndësisë:  

 

a) Lëndë të përgjithshme;

Metodat cilësore në kërkim shkencor

Metodat dhe teknikat sasiore në kërkim shkencor

Mësimi praktik dhe zhvillimi i Karrierës        

 Lidershipi dhe Menaxhmenti 

b) Lëndë zgjedhore;

Menaxhimi I ndryshimeve

Sjellja organizative

Përgjegjësia Sociale e Ndërmarrjeve

Menaxhimi I shpërblimit

Menaxhimi i talentit të burimeve njerëzore

Dizejnimi i punës dhe Menaxhimi I kohës

c) Lëndë të specializimeve;

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

Menaxhimi Strategjik i Burimeve Njerëzore

Motivimi dhe Menaxhimi i performancës së punonjësve

Politikat e E-rekrutimit dhe Seleksionimit

Sistemet e informacionit te Menaxhimi I Burimeve Njerëzore

Planifikimi dhe organizimi i trajnimeve

 E drejta dhe tregu i punës

 Komunikimi organizativ

Punimi i Diplomës Master

d) Lëndë interdiciplinare;

Menaxhimi I  projekteve 

Menaxhimi i dijes

Etika në Biznes dhe  punë

Teoritë E Vendimmarrjes Menaxheriale

Fakulteti Juridik

LL.M. në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Evropiane është një program pasuniversitar njëvjeçar i krijuar për të diplomuarit në drejtësi dhe ne fusha tjera te shkencave sociale që ofron njohuri të avancuara, gjithëpërfshirëse dhe praktike në të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane.

Struktura dhe përmbajtja e LL.M. në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Evropiane pasqyron zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare publike dhe të drejtës evropiane në praktikë. Duke qenë se Kosova është një vend që synon anëtarësimin  e saj në organizatat  ndërkombëtare si dhe në Bashkimin Evropian (BE) ekziston një nevojë për juristet kosovarë të zotërojnë jo vetëm fushat shkencave juridike   te sistemit të brendshëm, por edhe bazat thelbësore të sistemit juridik ndërkombëtar, gjë që do t’ju mundësojë atyre  të përshtaten globalizimit.

Programi përmban lëndë obligative dhe zgjedhore, që mbulojnë fusha të ndryshme të fushave të së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane. Kjo jo vetëm që u siguron studentëve një bazë të fortë në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane, por gjithashtu i lejon ata të angazhohen në fushat specifike te së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane që u interesojnë më shumë. Për më tepër, programi u jep studentëve mundësinë të diskutojnë problemet ligjore gjatë ligjëratave, të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale gjatë ligjëratave praktike, të marrin pjesë në seminare të ndryshme dhe ne gara të simulimit gjyqësor, të angazhohen në kërkime të përbashkëta me profesorë dhe të fitojnë njohuri nga ekspertet ligjorë si dhe ti ndjekin ligjëratat nga profesorët mysafirë ndërkombëtarë.

Programi LL.M synon t’i pajisë të diplomuarit më të kuptuarit adekuat të çështjeve ligjore për sa i përket drejtës ndërkombëtare dhe asaj të BE-së, me fokus të veçantë në të drejtën ndërkombëtare publike, drejtën BE-së dhe praktikën gjyqësore, drejtën tregtare ndërkombëtare, drejtën e ekonomike ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, të drejtat sociale dhe te drejtën  mjedisore.

Programi është i dizajnuar në veçanti për të diplomuarit në drejtësi mirëpo i shërben edhe individëve të cilët vijnë nga fushat e shkencave sociale dhe ekonomike e të cilët kërkojnë zhvillim në karrierë, si avokatë, gjyqtarë, prokurorë, gazetarë, punonjës të OJQ-ve, këshilltarë politikë konsulentë, ekspertë në fushën e biznesit dhe  të financave.

Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis

Emërtimi i programit të studimit;

Menaxhim Mjedisi

Niveli i kualifikimit sipas KKK;

VII

Numri ECTS kredive;

120 ECTS

Grada akademike (kualifikimi i fituar);

Master i Shkencës në Menaxhim të Mjedisit (MSc)

Kohëzgjatja e programit të studimit (sipas vendimit të AKA-së);

2 vite ose 4 semestra

Qëllimi dhe objektivat e programit të studimit;

Objektivat kryesore të këtij programi  janë:·         Për të përgatitur   kuadro te afta për menaxhimin e problemeve të ndryshme mjedisore të shkaktuara nga faktori antropogjen dhe faktorë të tjerë;·         Identifikimi, hulumtimi dhe vlerësimi i problemeve mjedisore;·         Zhvillimi dhe zbatimi i politikave dhe legjislacionit mjedisor kombëtar dhe ndërkombëtar;·         Sigurimi i zhvillimit të fokusuar tek aftësitë hulumtuese në një ose më shumë aspekte fizike, kimike dhe biologjike në mjedis; duke krahasuar,  zbatuar dhe menaxhuar zgjidhjet  afatshkurtra dhe afatgjata për problemet e mjedisit.·         Të zhvillojë një arsimim të avancuar  multidisciplinar në shkencat natyrore, shoqërore dhe humane, i cili do të kontribuojnë për të kuptuar dhe zgjidhur problemet mjedisore.·         Të zhvillojë kritika analitike, funskionale dhe aftesi per te gjetur zgjidhje per fushat qe lidhen me problemet mjedisore.

Rezultatet e pritshme të mësimit të programit;

·         Të demonstrojë njohuri të avancuara në fushën e shkencave natyrore, sociale dhe njerëzore në analizën e çështjeve mjedisore dhe strategjive të menaxhimit;

·         Të identifikojë dhe analizojë në mënyrë kritike ndikimin e burimeve antropogjene dhe burimeve të tjera të ndotjes në ajër, ujë dhe tokë;

·         Të përdorë njohuritë teorike dhe të aplikuara për të vlerësuar dhe rekomanduar strategjitë e menaxhimit dhe zgjidhjet për problemet mjedisore;

·         Të demonstrojë aftësi për të zhvilluar dhe zbatuar politika dhe legjislacion kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e mjedisit;

·         Identifikimi dhe aplikimi i mjeteve, teknikave dhe teknologjive adekuate për të analizuar çështjet mjedisore;

·         Të vlerësojë biodiversitetin dhe të zbatojë masat për mbrojtjen dhe ruajtjen e tij;

·         Të demonstrojë njohuri për parimet dhe metodat e kërkimit për të përfunduar një projekt kërkimor;

·         Të komunikojë çështjet e menaxhimit mjedisor në formë të shkruar, gojore dhe vizuale;

Procedurat e mësimdhënies;

·         Mësim aktiv duke eksploruar metodat e mësimdhënies dhe mësimit që e bëjnë studentin përgjegjës për të mësuarit e tyre përmes aktiviteteve kuptimplota.

·         Mësimi i bazuar në problem ku studentet janë në qendër të vëmendjes dhe mësojnë rreth një lënde përmes kuptimit dhe zgjidhjes së problemeve (raste praktike).

·         Mësim i bazuar në punë që siguron studentët për të mësuar nëpërmjet përvojave të punës në jetën reale.

·         Studime të kombinuara (blended learning) që parasheh mësimdhënie tradicionale në klasë e kombinuar me mësimin në internet dhe studimin e pavarur.

·         Mësim i udhëhequr nga studentët ku studentët punojnë së bashku për të mbështetur mësimin e njëri-tjetrit.

Procedurat dhe llojet e vlerësimit të përdorura (notimi i studentëve);

Metodat e vlerësimit dhe kriteret e kalueshmërisë:

Metodat e vleresimit janë me anë të testeve, detyrave të shtëpisë, projekteve, vijueshmërisë.  Për shembull:

Vlerësimi i parë: 20 %, Vlerësimi i dytë: 20%, Detyrat e shtëpisë ose angazhime tjera 10%,  Vijimi i rregullt 5%, Provimi final 45%, Totali 100%

Ndarja e lëndëve të programit sipas rëndësisë: 

 

a)   Lëndë të përgjithshme;

Menaxhimit i integruar i burimeve ujore II; Principet dhe praktikat e Menaxhimt të Mbeturinave; Konservimi (ruatja) e biodiversitetit; Menaxhimi i përdorimit të tokës; Metodologjia e hulumtimit shkencor; Analiza e te dhenave mjedisore; Journal club

b)   Lëndë zgjedhore;

Menaxhimi i zonave te mbrotjura; Ekologjia e pyjeve; Energjia dhe Ndryshimet Klimatike; Planifikimi hapësinor; Intership; Auditimi Mjedisor

c)   Lëndë të specializimeve;

Vleresimi i Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor; GIS

d)   Lëndë interdiciplinare;

Studimet e avanacuara në legjislacionin mjedisor; Ekonomia e mjedisit dhe menaxhimi i resurseve natyrore; Zhvillimi i qendrueshem

Fakulteti i Agrobiznesit

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

Informacione rreth programit të studimit Sistemet e qëndrueshme të prodhimit ushqimor

Emri i institucionit:

Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë

Fakulteti

Fakulteti i Agrobiznesit

Emri i programit të studimit:

Master i Shkencës në Sistemet e qëndrueshme të prodhimit ushqimor

Akreditim-Periudha kohore:

2020 – 2024

Niveli i kualifikimit sipas KKK:

VIIISCEDVII

Diploma akademike apo emërtimi i diplomës:

Master i Shkencës në Sistemet e qëndrueshme të prodhimit ushqimor

ECTS:

120

Kodi i Zonës së Subjektit Erasmus (ESAC):

/

Forma e studimeve:

Full E rregullt Time

Kohëzgjatja minimale e studimeve:

2 vite ose 4 semestra

Numri i vendeve të studimit / Kuota:

25

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E PROGRAMIT TË STUDIMIT

Fakulteti i Agrobiznesit përmes programit studimor “Sistemet e qëndrueshme të prodhimit të ushqimit” ka për qëllim aftësimin e kuadrove të reja shkencore dhe profesionale në fushën e sistemeve të qëndrueshme të prodhimit ushqimor, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës e posaçërisht regjionit të Dukagjinit si një regjion që parqet potencialin më të madh në vend për zhvillimin e sektorit të Agro-industrisë.

Objektivi kryesor i këtij programi është që studentëve të cilët janë të interesuar që të marrin një diplomë nga fusha e sistemeve të qëndrueshme të prodhimit të ushqimit, t’ju ofrojë një arsimim profesional  dhe të specializuar përmes aplikimit të metodave të avancuara dhe bashkëkohore me fokus në sistemet e qëndrueshme të ushqimit përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës nga fusha deri në tryezë.

Njohuritë e avancuara të arritura përmes këtij programi do t’ju shërbejnë të diplomuarve që të punojnë në kompani private dhe publike apo për të filluar biznese të reja, posaçërisht në viset bujqësore rurale. Ky program i cili përpos që është i dizajnuar për studentët të cilët janë të interesuar të përgatiten për të menaxhuar dhe implementuar prodhimin e ushqimit në mënyrë të qëndrueshme, do të ofrojë edhe mundësi për përfitime ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe inkurajimin e sigurimit të ushqimit dhe sigurisë së tij.

REZULTATET E PRITSHME TË MËSIMIT TË PROGRAMIT

  • Studentët do të përvetësojnë njohuri teorike edhe shkathtësi praktike
  • Përmes punës hulumtuese-laboratorike, studentët do të zhvillojnë shkathtësi në përdorimin a pajisjeve laboratorike dhe në analizat e cilësisë kimike, sigurisë ushqimore dhe cilësisë senzorike të produkteve agro-ushqimore.
  • Studentët do të familjarizohen me metodat më të avancuara të përfitimit të produkteve të qëndrueshme ushqimore
  • Studentët do të aftësohen për punësim në sektorin privat dhe publik, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.
  • Të diplomuarit do të përvetësojnë njohuri dhe shkathtësi për të punuar në ndërmarrje të ndryshme ushqimore dhe agro-përpunuese në Kosovë dhe më gjerë.
  • Studentët janë kompetentë që të punojnë në projekte hulumtuese dhe shkencore.

METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES

Forma tradicionale e mësimdhënies përfshinë dhënien e ligjëratave për grupe të mëdha studentësh, të shoqëruar nga mësime dhe seminare, me disa studime të pavarura. Megjithatë, ka disa mënyra të tjera të mësimdhënies që gjithashtu aplikohen në këtë program dhe kanë rezultuar të jenë shumë efektive, të tilla si ‘’klasa e kthyer’’ (blended learning) dhe mësimi i bazuar në probleme (problem based learning) dhe të tjera siç janë paraqitur në vijim:

‘’Flipped Classroom’’: do të merret parasysh një qasje të “flipped” duke i kërkuar studentëve të shikojnë përmbajtje video para ligjëratave dhe t’i kushtojnë kohë në klasë ushtrimeve, projekteve dhe diskutimeve.

Mësimi aktiv duke eksploruar metodat e mësimdhënies dhe mësimit që e bëjnë studentin përgjegjës për të mësuarit e tyre përmes aktiviteteve kuptimplota.

Mësimi i bazuar në problem ku studentet janë në qendër të vëmendjes dhe mësojnë rreth një lënde përmes kuptimit dhe zgjidhjes së problemeve (raste praktike).

Mësim i bazuar në punë që siguron studentët për të mësuar nëpërmjet përvojave të punës në jetën reale.

Mësim i udhëhequr nga studentët ku studentët punojnë së bashku për të mbështetur mësimin e njëri-tjetrit.

PROCEDURAT DHE LLOJET E VLERËSIMIT TË PËRDORURA

Vlerësimi do të jetë i vazhdueshëm, detyra dhe ushtrime, teste dhe prezantime.

  • Vlerësimi i parë intermedier: 25%
  • Vlerësimi i dytë intermedier                                     25%
  • Detyrat e shtëpisë dhe seminaret: 10%
  • Vijueshmëria e rregullt: 5%
  • Provimi final: 35%
  • Totali                                                  100%

 

Fakulteti i Arteve

  1. Përmbajtja e  shkurtër  e programit të studimeve Posdiplomike  Master

Emri i programit të studimit    

Edukim Muzikor

Niveli i kualifikimit sipas KKK    

(me shkurtesat BA, MA, PhD, program   

Niveli i VII-të,    – MA  

Numri i ECTS Kredive 

60

Grada Akademike (Kualifikimi i fituar)

Bachelor i Arteve -Edukim në Muzike (MA)

Kohëzgjatja e programit të studimit (sipas vendimit të AKA-së)

2022-2027

Kohëzgjatja minimale e studimeve 

1  vit / 2  semestra

  2.Qëllimi dhe objektivat e programit të studimit;  

Programi Master në Edukim Muzikor bazohet në njohuri dhe kompetenca të fituara gjatë studimeve universitare përkatëse të mbaruara në fushën e Muzikës kërkon më shumë njohuri të specializuara si dhe autonomi intelektuale nga studenti. Studentët pritet të tregojnë origjinalitet në zbatimin e njohurive nga fusha e Harmonisë, Formave muzikore, dhe të kuptojnë se si njohuritë e tyre janë duke u avancuar përmes hulumtimit akademik. 

Programi i studimit është plotësisht në përputhje duke respektuar rregullat dhe proceduarat e kërkuara nga korniza e kualifikimeve të Zonës Evropiane të Arsimit të lartë duke ofruar një kornizë të gjerë dhe kombinim adekuat të aktivitete të ofruara ne mësimdhënie dhe mësimnxënie.  

3.Rezultatet e pritshme të mësimit të programit; 

  • Të ofroj kushte për hulumtime mbi metoda të ndryshme përmes të cilave arrihen rezultate konkrete në pedagogjinë muzikore;
  • Të ofroj module të cilat përfshijnë studimin e thellë dhe profesional muzikor, i cili do të ndikojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të studentëve dhe do t’ju siguroj atyre nivel të lartë profesional;
  • Të ndikoj në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë dhe personalitetit tek studenti ku përmes kësaj roli tij në shoqëri do të jetë aktiv në zhvillimin kulturor;
  • T’u lehtësoj punën praktike në institucionet arsimore duke studiuar anën psikologjike të nivelit ku ata i bartin njohuritë e fituara;
  • Edukimin e studentëve me literaturë bashkohorë nga lëndët respektive edukative;
  • Përgatitjen e studentëve për punë individuale;
  • Përgatitjen e studentëve për studime post diplomike;
  • Organizimin e vizitave obligative në shkolla të muzikës si pjesë e mësimit praktik;
  • Të plotësojë nevojat e studentëve të cilët mendojnë të vazhdojnë karrierën në fushën e muzikës dhe zhvillimin e muzikalitetit, motivimi primar i të cilëve është të fitojnë aftësi  muzikore qoftë interpretuese qoftë  perceptuese dhe krijuese, të cilat do të i përdorin në kontekste  profesionale; 
  • Studimi muzikor profesional kontribuon në zhvillimin sa më të plotë të personalitetit të studentëve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë, të kulturuar e të arsimuar nga aspekti muzikor; 
  1. Procedurat e mësimdhënies:

Punë individuale mentoriale me studentin, punë individuale e studentit, punë kërkimore dhe praktike, diskutime dhe konsultime me studentin. 

  1. Procedurat dhe llojet e vlerësimit të përdorura (notimi i studentëve)
  • Vlerësimi i studentit

Vlerësimi i studentëve bëhet përmes mekanizmave si në vijim:

  • Vlerësimi dhe notimi i studentëve

10

Shkëlqyeshëm: Rezultate të shkëlqyera me gabime të arsyeshme

9

Shumë Mirë : Njohuri mbi mesatare me disa gabime

8

Mirë: Rezultate solide

7

Në Rregull: Njohuri të mira, me mangësi

6

Mjaftueshëm: Njohuri, plotëson kërkesat minimale

5

Dobët: Njohuri të mangëta, nuk i plotëson kërkesat minimale

 

 

Translate »