fbpx
Studentët e Universitetit ‘Haxhi Zeka’ Takohen me Përfaqësuesit e Universitetit ‘Saxion’ të Holandës për Mobilitet Erasmus+

Studentët e Universitetit ‘Haxhi Zeka’ Takohen me Përfaqësuesit e Universitetit ‘Saxion’ të Holandës për Mobilitet Erasmus+

Në një ngjarje të rëndësishme për Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë u mbajt takimi i suksesshëm i studentëve të përzgjedhur për programin e mobilitetit  ERASMUS+ me përfaqësuesit e Universitetit të Shkencave të Aplikuara “Saxion” të Holandës.

Me datën 17 maj 2024, një delegacion i Universitetit “Haxhi Zeka”, përfshirë Prorektorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ngritje të Cilësisë, prof. dr. Edmond Beqiri, Prorektorja për Mësim dhe Student, prof. ass. dr. Alma Shehu Lokaj, , dr.sc Mimoza Luta Këshilltare e rektorit, drejtoresha për mardhënje ndërkombëtare Msc.Arberora Haxhija, priten përfaqësuesit e “Saxion”, Prof. Frank Diepenmaat dhe znj. Joyce Te Bos. Ky takim u organizua me  6 studentë të Universitetit “Haxhi Zeka” për projektin e mobilitetit “ City lab asignment” të cilët  do të udhëtojnë në Holandë për një javë prej 02-09 qershor.

Pas thirrjes së hapur në muajin mars të 2024 në web faqe të Univesitetit “Haxhi Zeka” aplikuan shumë studentë , të cilët u vlerësuan nga përfaqësuesit e Universitet “Saxion” i Holandës. Studentët e përzgjedhur për këtë mundësi janë: Dineta Iberdemaj, Poema Dervishi, Time Koci, Ernest Beqiri, Soreja Adzajlic dhe Vesa Berisha. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për ta për të zhvilluar njohuritë e tyre, për të eksploruar një kulturë të re dhe për të përjetuar arsimin në një kontekst ndërkombëtar.

Përveç kësaj, Universiteti “Haxhi Zeka” ka aplikuar ne bashkëpunim me Universitetin “Saxion” te Holandës, edhe për dy projekte të mëdha bashkëpunimi në temat: “Digital Resilience” dhe “Soft Skills on enhacing youth employment”, në kuadër të programit ERASMUS+ KA172 për një periudhë tre vjeçare.

Ky bashkëpunim vërteton përkushtimin e Universitetit “Haxhi Zeka” për të promovuar arsimin e lartë cilësor dhe për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive dhe njohurive të studentëve të tyre në një skenë ndërkombëtare.


Students of ‘Haxhi Zeka’ University Meet Representatives from ‘Saxion’ University of Applied Sciences for Erasmus+ Mobility

In an important event for Haxhi Zeka University in Peja, a successful meeting was held between selected students for the Erasmus+ mobility program and representatives from Saxion University of Applied Sciences in the Netherlands.

On May 17, 2024, a delegation from Haxhi Zeka University, including the Vice-Rector for International Relations and Quality Enhancement, prof. dr. Edmond Beqiri, the Vice-Rector for Teaching and Student Affairs, prof. ass. dr. Alma Shehu Lokaj, dr. sc. Mimoza Luta, Advisor to the Rector, and Ms. Msc. Arberora Haxhija, Director of International Relations, welcomed representatives from Saxion, Prof. Frank Diepenmaat and Ms. Joyce Te Bos. This meeting was arranged with 6 students from Haxhi Zeka University selected for the “City Lab Assignment” mobility project, who will travel to the Netherlands for one week from June 2nd to 9th.

Following an open call on the University of Haxhi Zeka’s website in March 2024, many students applied, and they were evaluated by representatives from Saxion University in the Netherlands. The selected students for this opportunity are: Dineta Iberdemaj, Poema Dervishi, Time Koci, Ernest Beqiri, Soreja Adzajlic, and Vesa Berisha. This is an exceptional opportunity for them to develop their knowledge, explore a new culture, and experience education in an international context.

Additionally, Haxhi Zeka University has applied in collaboration with Saxion University for two major cooperation projects on the themes of “Digital Resilience” and “Soft Skills on Enhancing Youth Employment” under the Erasmus+ KA172 program for a three-year period.

This collaboration confirms Haxhi Zeka University’s commitment to promoting quality higher education and assisting in the development of skills and knowledge of their students on an international stage.

Translate »