fbpx
Sqarim lidhur me procesin e Akreditimit

Sqarim lidhur me procesin e Akreditimit

Sqarim lidhur me procesin e Akreditimit
Pas pranimit të kërkesave të shumta për sqarim nga studentët (niveli master dhe bachelor) dhe disa të diplomuarve në nivelin bachelor në Universitetin ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, në lidhje me efektet e njoftimeve të Agjencionit Kosovar për Akreditim (AKA) për mos ri-akreditimin e dy programeve në nivelin master si dhe suspendimin e disa programeve në disa nga njësitë akademike të Universitetit, ju njoftojmë me sa vijon:

• Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë (UHZ) se njoftimet e AKA-së në lidhje me mos akreditimin e dy programeve të lartcekura si dhe suspendimin e disa programeve në UHZ, nuk ndikojnë në vlefshmërinë e diplomave të studentëve të UHZ-së dhe të diplomuarve në këto drejtime. Prandaj, mos-riakreditimi i një programi apo edhe suspendimi i tij vlejnë për të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë në të ardhmen në programet respektive.d.m.th. UHZ nuk mund të shpall konkurse për ato programe për të pranuar studentë të ri derisa nuk pranon vendim pozitiv nga AKA për akreditimin e tyre.

• UHZ demanton të gjithë ata që kanë dezinformuar studentët dhe kanë përhap të thëna të pa vërteta në lidhje me efektin e procesit të akreditimit të programeve në këtë Universitet për diplomat e tyre duke dëmtuar rëndë imazhin e Universitetit, dhe siguron të gjithë studentët e regjistruar në UHZ si dhe të diplomuarit e këtij Universitetit se diplomat e tyre janë të vlefshme dhe do të jenë të vlefshme me rastin e diplomimit.

• Menaxhmenti i UHZ-së me të pranuar vendimet nga AKA në lidhje me mos-akreditimin dhe suspendimin e programeve do të shfrytëzoj të gjitha mjetet juridike për ankimim ndaj këtyre vendimeve pasi që të njëjtat nuk do të jenë plotfuqishme deri në shfrytëzimin e këtyre mjeteve juridike.

Translate »