fbpx
Sot u mbajt takimi nga Universiteti Haxhi Zeka dhe trupave këshillëdhënëse mbështetur nga projekti “EYE” dhe SDC

Sot u mbajt takimi nga Universiteti Haxhi Zeka dhe trupave këshillëdhënëse mbështetur nga projekti “EYE” dhe SDC

Qëllimi i punëtorisë ishte që bashkërisht të analizojmë shkaqet e mos aktivizimit të Trupave këshillëdhënëse te UHZ-së dhe gjejmë modalitete për të funksionalizuar dhe fuqizuar TK-të.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” Prof. Dr. Fadil Millaku ndër të tjera tha se “Jemi të vetëdijshëm se trupat këshillëdhënëse janë strukturë e rëndësishme që na ndihmojnë të krijojmë lidhje në mes të akademisë dhe tregut të punës për të siguruar cilësi në arsimin e lartë dhe siguruar përgatitjen e fuqisë punëtore sipas kërkesës së tregut.

Fakulteti i Agrobiznesit në bashkëpunim dhe konsultë të ngushtë me bizneset kanë hartuar një program master Prodhim bimore dhe mbrojtje e bimëve ku i kanë përfshire edhe kërkesat e bizneseve. Ky program pritet te akreditohet gjatë këtij viti.Punëtoria është organizuar në bashkëpunim me Universitetin Haxhi Zeka në Pejë dhe mbështetur nga projekti „Rritja e punësimit për te rinjtë- EYE“ i Zyrës Zviceranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, i cili implementohet nga Helvetas Swiss Intercooperation HSI dhe Management Development Associates MDA.

 

Translate »