fbpx
Rishikimi i Planit Strategjik I Universitetit “Haxhi Zeka”

Rishikimi i Planit Strategjik I Universitetit “Haxhi Zeka”

Universiteti “Haxhi Zeka” mban punëtorinë për rishikimin e Planit Strategjik 2023-2026 të institucionit. Ky është një proces thelbësor për të siguruar që universiteti “Haxhi Zeka” të mbetet në përputhje me misionin, vizionin dhe qëllimet e tij afatgjata. Kjo ndërmarrje përfshin analizë të hollësishme të aspekteve të ndryshme të funksionimit të universitetit, përfshirë cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor, çështjet studentore, buxhetin, financat dhe infrastrukturë si dhe angazhimin me komunitetin. Në këtë aspekt universiteti udhëhiqet nga tre misionet e universiteteve bashkëkohore që janë: Mësimdhënia, Shkenca dhe Kontributi në Shoqëri. Gjatë punëtorisë rektori, prof.dr. Armand Krasniqi, prorektorët e UHZ-së, dekanët e njësive akademike dhe drejtorët e departamenteve prezantuan të arriturat në fushat përkatëse dhe në vecanti  sfidat me të cilat UHZ po përballet dhe strategjitë për tï tejkaluar ato.

Universiteti “Haxhi Zeka” ka përcaktuar objektiva të qarta dhe të matshme që dëshiron të arrijë gjatë periudhës së planit strategjik. Përcaktimi i hapave konkrete dhe afateve për arritjen e objektivave strategjike ishin pjesë e rishikimit të planit strategjik. Këto përfshijnë caktimin e përgjegjësive specifike për njësitë akademike, departamentet dhe individët brenda universitetit. 

Gjatë punëtorisë rezultoi se procesi i planit të veprimit është realizuar në pjesën më të madhe të tij, shumë aktivitete janë zhvilluar edhe shumë aktivitete të tjera, të cilat nuk janë paraparë në planifikimin strategjik por kanë qenë të rëndësishme për përmbyshjen e objektivave të institucionet. Megjithatë,  implementimi i aktiviteteve kërkon angazhim të gjerë nga të gjitha palët e interesit, përfshirë personelin akademik dhe administrativ, studentët, dhe partnerët e jashtëm. Përmes rishikimit të planit strategjik, implementimit të aktiviteteve ekzistuese dhe aktivitetet e reja të  vendosura në planin e zbatimit të Planit Strategjik, UHZ-ja synon të realizojë misionin e tj për për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të përgatitur studentët për sfidat e të ardhmes.

Translate »