fbpx
Ri-Akreditohet programi master

Ri-Akreditohet programi master

Ri-Akreditohet programi master “Menaxhim i Burimeve Njerëzore’’ dhe Akreditohet programi i përbashkët i studimit master”Qeverisja lokale dhe Shoqëria demokratike’’

Në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) më 23.06.2017, u shqyrtuan raportet e vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit dhe  ri-akreditimit të programeve të studimit në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.

Në këtë mbledhje të KSHC është ri-akredituar programi Master ”Menaxhim i Burimeve Njerëzore” dhe është akredituar  programi Master ”Qeverisja lokale dhe Shoqëria demokratike.” Programi Programi i Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike është program i përbashkët i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, dhe “Ukshin Hoti” në Prizren. Sa i përket programit ”Qeverisja lokale dhe Shoqëria demokratike,” është e rëndësishme të potencohet se drejtë aplikim do të kenë studentët të cilët kanë të përfunduar studime në fushën e Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Politike, që do të mund të profilizohen në fushën e Qeverisjes Lokale. Në koordinim me Universitet partnere në këtë program do të shpallet konkursi dhe do të jepen informacion shtesë në lidhje me mënyrën e konkurrimit dhe zhvillimit të këtij programi të veçantë.

Translate »