fbpx
Rezultatet e provimit pranues ne studimet MASTER për vitin akademik 2015/2016

Rezultatet e provimit pranues ne studimet MASTER për vitin akademik 2015/2016

Rezultatet e provimit pranues ne studimet MASTER për vitin akademik 2015/2016

Fakulteti i Biznesit

Administrim Biznesi

Kontabilitet dhe financa

Administrim Biznesi – gjuhë boshnjake

Menaxhim i Burimeve Njerëzore

Fakulteti Juridik

Juridiko Penal

Kushtetues Administrativ

Fakulteti MTHM

Menaxhim i Mjedisit


Kandidatët të cilët nuk janë pranuar në vitin e parë të studimeve Master mund të paraqesin ankesë me shkrim me dt. 19.10.2015 dhe 20.10.2015.

REGJISTRIMI I STUDENTËVE PËR NIVELIN MASTER

1. Regjistrimin e kandidatëve të pranuar do ta bëjë Administrata Qendrore e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, sipas këtij orari:

  • Fakulteti i Biznesit më 22.10.2015 dhe 23.10.2015 prej orës 9:00 – 15:00 në objektin e Fakultetit te Biznesit;
  • Fakulteti Juridik më 22.10.2015 dhe 23.10.2015 prej orës 9:00 – 15:00 në objektin e Fakultetit te Biznesit;
  • Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis më 22.10.2015 dhe 23.10.2015 prej orës 9:00 – 15:00 në objektin e Fakultetit te Biznesit;

2. Kandidatet e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

– Fletëregjistrimin e plotësuar (i cili merret në Administratën Qendrore të UHZ-ës, aty ku bëhet regjistrimi)

– Dy fotografi formati 6×4 cm

– Fletëpagesën (e cila shkarkohet nga  www.unhz.eu) në shumën prej 150 € për një semestër.

Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste apo në pikat e Postes se Kosovës 

Për informata të tjera të nevojshme, kandidatët mund t`i drejtohen fakultetit gjegjës ose ta hapin faqen e internetit www.unhz.eu

3. Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, mund të regjistrohen deri më 19.10.2015. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen pasi fillon viti akademik, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.

 

Translate »