Rezultatet e provimit pranues bachelor për vitin akademik 2016/2017
Të drejtë radhitje përkatësish pranimi, sipas pikave A. dhe B. të konkursit kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.
Fakulteti i Biznesit
Administrim Biznesi – të rregullt
Administrim Biznesi – me korrespondencë
Kontabilitet dhe financa – të rregullt
Kontabilitet dhe financa – me korrespondencë
Administrim Biznesi – gjuhë boshnjake – të rregullt
Administrim Biznesi – gjuhë boshnjake – me korrespondencë
Fakulteti Juridik
Juridik i përgjithshëm – të rregullt
Juridik i përgjithshëm – me korrespondencë
Fakulteti MTHM
Menaxhment në Turizem dhe Hotelieri – të rregullt
Menaxhment në Turizem dhe Hotelieri – me korrespondencë
Fakulteti i Agrobiznesit
Teknologjia e Prodhimit Bimorë
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.
Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve sipas këtij orari:
Fakulteti i Biznesit , prej datës 29.08.2016 dhe 30.08.2016 prej orës 09:00-15:00
Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit,prej datës 29.08.2016 dhe 30.08.2016 prej orës 09:00-15:00
Fakulteti Juridik, prej datës 31.08.2016 dhe 01.09.2016 prej orës 09:00-15:00
Fakulteti i Agrobiznesit, prej datës 31.08.2016 dhe 01.09.2016 prej orës 09:00-15:00
Fakulteti i Arteve , prej datës 31.08.2016 dhe 01.09.2016 prej orës 09:00-15:00
Kandidatët e pranuar për regjistrim të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
4. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime me korrespondencë.
Pagesa mund të bëhet në Zyrat e Postës së Kosovës dhe në Bankë afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë.