fbpx
REKTORI I UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA” ME BASHKËPUNËTORË VIZITOJNË KOMUNËN E MALISHEVËS DHE KLINËS PËR ORGANIZIMIN E KONFERENCËS SË DYTË TË FORUMIT EKONOMIK RAJONAL – DUKAGJINI

REKTORI I UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA” ME BASHKËPUNËTORË VIZITOJNË KOMUNËN E MALISHEVËS DHE KLINËS PËR ORGANIZIMIN E KONFERENCËS SË DYTË TË FORUMIT EKONOMIK RAJONAL – DUKAGJINI

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi dhe këshilltari e tij, z. Luan Lulaj kanë vizituar Komunën e Malishevës dhe Komunën e Klinës. Ata u pritën nga kryetarët këtyre komunave, përkatësisht z. Ekrem Kastrati nga Komuna e Malishevës dhe dhe z. Zenun Elezaj nga Komuna e Klinës.

Qëllimi i kësaj vizite ishte organizimi i konferencës së dytë të Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini – FERD. Konferenca e dytë e FER-D është një ngjarje që pritet të sjellë ekspertë të fushave të ndryshme të cilët do të ofrojnë ekspertizën e tyre në shërbim të zhvillimit ekonomik rajonal.Gjatë vizitës, rektori Krasniqi dhe kryetarët e dy komunave, z. Kastrati dhe z. Elezaj, diskutuan gjerësisht mbi agjendën e konferencës së dytë të Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini (FERD).

Ata u përqendruan në përcaktimin e temave kryesore që do të trajtohen, duke u siguruar që konferenca të adresojë çështje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të rajonit. Rektori Krasniqi dhe kryetarët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, komunave dhe bizneseve për të promovuar një qasje të integruar ndaj zhvillimit rajonal dhe për të siguruar që konferenca të ketë një impakt të prekshëm në komunitet.

Kujtojmë që FER-D është themeluar një vit më parë në bashkëpunim me komunën e Pejës, Deçanit, Junikut, Klinës, Istogut dhe Malishevës, këtë vit iu bashkua edhe komuna e Rahovecit, ka si qëllim kryesor promovimin, zhvillimin ekonomik, akademik dhe social të rajonit dhe synon nxitjen e dialogut rajonal me qëllim të politikave ekonomike, vlerave sociale, politike dhe kulturore.

Translate »