fbpx
Rektori i UHZ-së takohet me kryetarin e Komunës së Istogut   

Rektori i UHZ-së takohet me kryetarin e Komunës së Istogut   

Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi vizitoi sot Komunës e Istogut. I shoqëruar nga dy drejtorë të administratës, Z.Veton Jahmurataj dhe Z.Driton Fetaj, rektori u prit nga kryetari i komunës Z. Ilir Ferati dhe bashkëpunëtori i tij Zt. Gzim Ademaj.

Rektori Krasniqi, fillimisht informoi kryetarin Ferati lidhur me objektivat dhe strategjinë e Universitetit ‘Haxhi Zeka, përmbylljen e vitit akademik, përgatitjet për regjistrimin e studentëve të rinj, etj. Në kuadër të aktualiteteve, kryetari u informua nga rektori edhe për universitetin veror ‘UNISUM’, i cili ka karakter ndërkombëtar dhe mbahet për herë të parë në Pejë, e i cili fillon më 24 qershor gjerë më 08 korrik, 2022. Ky universitet veror organizohet në 6 kurse, të gjitha në gjuhen angleze, gjersa implementohet dhe organizohet ekskluzivisht nga Universiteti ‘Haxhi Zeka’, nënvizoi rektori.     

Kryetari Ferati, falënderoi mysafirët për vizitën dhe shprehu mirënjohje për informacionet, gjegjësisht pasqyrën e universitetit dhënë nga rektori. Ai siguroj rektorin dhe konfirmoj se gjithmonë Komuna e Istogut është e hapur për bashkëpunim dhe mirëpret çdo aktivitet që shkon në dobi të arsimimit të të rinjve. Në fund, palët u pajtuan për një bashkëpunim formal edhe më të ngushtë, respektivisht do të përgatitet dhe nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.   

Translate »