fbpx

Programet e Studimit në UHZ

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) si një IAL ka një vëmendje të veçantë ndaj zhvillimit të aftësive dhe njohurive të studentëve. Qëllimi kryesor i këtij universitetit është të ofroj një mjedis të përshtatshëm për rritjen dhe arritjen e suksesshme të studentëve në aspektin akademik dhe në karrierën e tyre të ardhshme.

Për të siguruar sukses për studentët, Universiteti Haxhi Zeka në Pejë ofron programe të studimit në dy nivele:

  • Bachelor dhe
  • Master.

UHZ organizohet në pesë njësi akademike apo fakultete, të cilat ofrojnë programe të studimit të diversifikuara dhe cilësore. Kjo i jep studentëve mundësinë për të zgjedhur fushën e studimit dhe për t’u specializuar në fushën e tyre të interesit. Në kuadër të tyre përfshihen:

  1. Fakulteti i Biznesit,
  2. Fakulteti Juridik,
  3. Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis,
  4. Fakulteti i Agrobiznesit dhe
  5. Fakulteti e Arteve.

Fakulteti i Biznesit (FB)

Fakulteti i Biznesit operon në disa programe studimi në nivelin bachelor dhe master, të cilat janë:

Menaxhim Biznesi (Bachelor)

Ofron edukim profesional në këtë fushë të rëndësishme të studimit. Është një program studimor i projektuar për të siguruar një njohuri të plotë në Menaxhim Biznesi. Programi ofron lidhshmëri mes teorisë dhe praktikave. 

Modulet e specializimit:

  1. Banka dhe Financa
  2. Administrim Biznesi

Menadžment biznisa (Bachelor) Pruža stručno obrazovanje u ovoj važnoj oblasti studija. To je studijski program dizajniran da pruži sveobuhvatno znanje iz menadžment biznisa. Program pruža vezu između teorije i prakse.

Moduli specijalizacije:

  1. Banke i finansije
  2. Administriranje biznisa

Teknologji Informacioni në Biznes dhe Ekonomi (Bachelor)

Ofron mundësi akademike të mësimdhënies dhe hulumtimit bashkëkohor për studentët dhe bizneset në mënyrë që të kontribuohet në zhvillimin e regjionit të Dukagjinit dhe më gjerë duke krijuar një mjedis të digjitalizuar në frymën e ndërmarrësisë me aplikimin e TI-së që ndikon në transformim të bizneseve në kushtet e ekonomisë së bazuar në dije.

Menaxhim Biznesi (Master)

Ofron edukim profesional në këtë fushë të rëndësishme të studimit. Është një program studimor i projektuar për të siguruar një njohuri të plotë në Menaxhim Biznesi. Programi ofron lidhshmëri mes teorisë dhe praktikave. Është program i studimeve postdiplomike që përgatit kuadro profesionale në këtë fushë përkatëse me tre modulet e specializimit:

  1. Kontabilitet dhe Auditim
  2. Banka dhe Financa
  3. Menaxhim Biznesi

Menadžment biznisa (Master) – Pruža stručno obrazovanje u ovoj važnoj oblasti studija. To je studijski program dizajniran da pruži sveobuhvatno znanje iz menadžment biznisa. Program pruža vezu između teorije i prakse. Ovaj program ima tri modula specijalizacije:

  1. Računovodstvo i revizija
  2. Banke i finansije
  3. Menadžment biznisa

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore (Master)

Inkurajon mendimin kreativ në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe plotëson nevojat e studentëve për njohuri teorike dhe praktike të nevojshme për zbatimin në praktikë.

Informatika në Biznes (Master)

Ofron një kurrikulë të avancuar për arsimim profesional-shkencor në fushën e Informatikës në Biznes. Programi përgatit studentët për të kuptuar dhe zbatuar Informatikën e Biznesit në mënyrë efektive, duke i bërë ata gati për sfidat e ndryshme të mjedisit biznesor.

Fakulteti Juridik (FJ)

Në kuadër të Fakultetit Juridik ofrohen programe të studimit në nivelin bachelor dhe master, përkatësisht:

Juridik i Përgjithshëm (Bachelor) – Ka për qëllim edukimin dhe profesionalizimin adekuat të gjeneratave të reja të juristëve të Kosovës, duke iu ofruar njohuri, përvoja dhe zhvillim të aftësive analitike, teorike dhe praktike dhe shkathtësive të domosdoshme për ushtrimin e profesionit të juristit në praktikë.

E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane (Master) – Ka për qëllim të pergatisë juristët e rinj me njohuri adekuate për t’u përballur më sfidat e sotme ligjore në rrafshin nacional dhe global.

Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis (FMTHM)

Programet e studimit bachelor dhe master që ofrohen në kuadër të FMTHM përfshijnë:

Menaxhim në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis (Bachelor) – Është program studimi që do të vazhdoj traditën akademike duke përgatitur student konkurrues për tregun e punës, lider të së ardhmes në fushat e menaxhimit në turizëm, hotelieri dhe mjedis, që do të kontribuojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë dhe regjionit.

Modulet e specializimit:

  1. Menaxhim në Turizëm,
  2. Menaxhim në Hoteleri dhe
  3. Menaxhim në Mjedis.

Menadžment u turizmu – Riječ je o studijskom programu koji će nastaviti akademsku tradiciju pripremajući konkurentne studente za tržište rada, buduće lidere u oblastima menadžmenta u turizmu koji će doprinijeti ukupnom razvoju društva i regiona.

Menaxhim i Mjedisit – Synon të përgatisin profesionistë për menaxhimin e problematikave mjedisore, identifikimin dhe vlerësimin e tyre, zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe ligjeve mjedisore, zhvillimin e aftësive hulumtuese në aspektet fizike, kimike dhe biologjike të mjedisit, të kontribuojnë në zgjidhjen e problematikave mjedisore nëpërmjet arsimimit multidisciplinar dhe të zhvillojnë aftësi kritike për të gjetur zgjidhje në fushën e problemeve mjedisore.

Fakulteti i Agrobiznesit (FAB)

Kjo njësi akademike funksionon me programet e nivelit bachelor dhe master si:

Teknologjia e Prodhimit Bimor (Bachelor) – Ka për mision të arsimoj specialistë në fushën e bujqësisë dhe agro-përpunimit ushqimor, duke promovuar praktikat e departamentit që të përballojnë sfidat e kohës. Këto sfida përfshijnë përdorimin e teknologjive në prodhimtarinë bimore, menaxhimin e burimeve ushqimore, zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, mbrojtjen dhe rigjenerimin e burimeve, përdorimin racional të burimeve prodhuese, sigurimin e produkteve ekologjikisht të pastra, si dhe sigurinë ushqimore.

Agromjedis dhe Agroekologji (Bachelor) – Ka për qëllim aftësimin e kuadrove të reja shkencore dhe profesionale në fushën e agromjedisit dhe agroekologjisë, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Teknologji Ushqimore (Bachelor) – Ka për qëllim aftësimin e kuadrove të reja shkencore dhe profesionale në fushën e teknologjisë ushqimore.

Sistemet e Qëndrueshme të Prodhimit të Ushqimit (Master) – Me qëllimin që të ofroj njohuri të thella dhe aftësi praktike në fushën e prodhimit të ushqimit në mënyrë të qëndrueshme.

Fakulteti i Arteve (FA)

Fakulteti i Arteve është njësi akademike që ofron mundësi studimi me programet e studimit në nivelin bachelor dhe master:

Edukim Artistik në Interpretim (Bachelor) – Synon ngritjen e cilësisë pedagogjike muzikore dhe formimin profesional të studentëve. Pas përfundimit të studimeve ata ushtrojnë veprimtarinë e pedagogjisë dhe artit përformues, në instrumentin që kanë përzgjedhur. Studentët kanë mundësinë të studiojnë për:

  • Klarinet
  • Flautë
  • Saksofon
  • Trumpet
  • Obo
  • Fagot
  • Trombon
  • Violinë
  • Violë
  • Violonçelo
  • Kontrabas
  • Kitarë
  • Piano
  • Solokëndim

Edukim në Muzikë (Bachelor) – Me qëllimin kryesor ngritjen e cilësisë pedagogjike muzikore dhe formimin profesional të studentëve përmes të cilëve do të ngritet niveli i pedagogëve muzikor.Edukim

Muzikor (Master) – Bazohet në njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë studimeve universitare në fushën e Muzikës dhe kërkon njohuri të specializuara dhe autonomi intelektuale nga studentët. Studentët pritet të shfaqin origjinalitet në përdorimin e dijes së tyre në fushën e harmonisë, formave muzikore, dhe të kuptojnë se si dijet e tyre zhvillohen përmes hulumtimit akademik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »